Abazi tregon ‘çelësin’ e suksesit te FC Prishtina, flet edhe për kundërshtarët më të rrezikshëm!

345

FC Prishtina është duke kaluar nëpër një formë fantastike të rezultateve, me ç’rast ka hyrë seriozisht në garë për titullin e kampionit.

E një nga lojtarët më të mirë të momentit te “bardhekaltrit” është futbollisti anësor, Leonit Abazi.

Ai ka kontribuuar me tre gola dhe katër asistime për FC Prishtinën.

Në një intervistë të dhënë për “Zeri.info”, numri 23 i kryeqytetasve ka treguar çelësin e suksesit për formën e skuadrës.

“Çelësi i suksesit është meritë e gjithë ekipit dhe shokëve. Kemi pasur një ecuri pozitive dhe shpresojë të vazhdojmë kështu”, është deklaruar Abazi.

27-vjeçari, i cili ka luajtur edhe në Shqipëri te Skënderbeu i Korçës, foli edhe për formën nëpër të cilën po kalon.

“Dallon ndoshta pozicioni që kam pasur vitin e kaluar, kam luajtur mbrojtës i majtë, tani po luaj përpara dhe jam shumë i kënaqur që kam kapur këtë formë”, vazhdoi tutje lojtari gjilanas.

Lojtari këmbëshpejt foli edhe për objektivat e “bardhekaltërve” në këtë edicion.

“Normal çdo vit Prishtina synon për kampionin e Kosovës. Shpresojmë që këtë vit t’i arrijmë sukseset”, shtoi tutje ai.

Leonit Abazi foli edhe për Ballkanin dhe Dritën, dy rivalët e FC Prishtinës në luftë për titullin e kampionit.

“Dyjat janë shumë rivalë kryesor për titull. Kanë lojtarë cilësor dhe mbetet shihet. Është kampionat shumë i rrezikshëm tani”, përfundoi Abazi.