Prishtina është fituese e Superkupës së Kosovës, shkruan Gazetasheshi.com
Kryeqytetasit triumfuan me rezultat 3 me 1 ndaj Dritës në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Mardan” në Turqi.
Kurse, në mëngjesin e sotëm futbollisti gjilanas i Prishtinës, Leonit Abazi, është zgjuar me trofeun e Superkupës në shtrat.
Ai ka postuar një foto në profilin e tij në ‘Facebook’ me mbishkrimin: Mirëmëngjesi më një tjetër kupë!
Kujtojmë që Abazi më parë ka qenë pjesë e skuadrës gjilanase, Drita.
Më poshtë mund ta shikoni postimin e futbollistit: /Gazeta Sheshi/