AAK i uron suksese Donikës

Në komunikatën e AAK-së për dorëheqjen e Donika Kadaj-Bujupi, dërguar mediave thuhet se vendimi për të dhënë dorëheqjen e për të mos qenë më pjese e këtij subjekti politik i përket vetëm asaj dhe arsyeve të saj.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, shpreh keqardhje për këtë vendim të Zonjës Kadaj-Bujupi, dhe asaj i shpreh mirënjohje për kontributin e deritashëm në AAK dhe në Kuvendin e Kosovës, si deputete e AAK-së, duke i dëshiruar suksese në rrugëtimin dhe në zgjedhjen e saj.

AAK është e ndërgjegjshme për situatën tejet sensitive në vend, dhe si rrjedhojë shumë e kujdesshme në veprimet që merr, deri në arritjen e objektivit kryesor, që është ndryshimi që duhet të ndodhë”, thuhet në njoftimin e AAK-së.