A kanë meshkujt një Pikë-G? Ja çfarë thotë eksperti

Fillimisht duhet sqaruar se ka një debat shumë të madh mes shkencëtarëve nëse ekziston Pika-G tek femrat.

Disa thonë se nuk ka asnjë provë që të mbështesë ekzistencën e saj.

Por a ka një Pikë-G tek meshkujt?

Ja çfarë thotë eksperti i njohur, dr. Jakob Pastoetter.Cila

“Pika-G është e diskutueshme në mesin e shkencëtarëve. Kështu që nuk ka prova të qarta për ekzistencën e saj. As tek burrat dhe as tek gratë. Ne flasim për zona erogjene. Në parim, i gjithë trupi është një zonë erogjene, por disa pjesë janë më të ndjeshme dhe reagojnë (ndonjëherë!) më shpejt se të tjerat. Kjo është veçanërisht e vërtetë për disa pjesë shumë të ndjeshme të trupit si organet dhe gjendrat.

Nëse flitet për Pikë-G të femrës në vaginë, ekuivalenti tek mashkulli gjendet në prostatë. Përmes një stimulimi manual, mashkulli mund të përfitojë kënaqësi orgazmike njësoj si gjatë stimulimit të organit gjenital. Kjo është e provuar shkencërisht”.