A ka rrezik konsumimi i tepërt i çajit jeshil?

93

Çaji jeshil është një ndër çajrat bimore më të vjetra të njerëzimit. Atij iu dha rëndësi e menjëhershme për përfitimet që i sjell shëndetit, ku ndër më të njohurat është rënia në peshë. Për shkak të këtyre përfitimeve, çaji jeshil është përdorur gjerësisht, duke neglizhuar disa nga efektet anësore që shkakton.

Konsumimi i tepërt i çajit jeshil sjell probleme në shëndetin e njeriut.

Efektet anësore vijnë si pasojë e kafeinës së pranishme në çaj dhe përfshijnë këto simptoma:

Efektet anësore të

çajit jeshil

Dhimbje koke

Nervozizëm

Pagjumësi

Diarre

Rrahje zemre të çrregullta

Drithërima

Urth

Marrje mendsh

Kush nuk duhet të konsumojë çaj jeshil?

Është vërtetuar se çaji jeshil shkakton disa probleme kur konsumohet me tepri, ose shkakton problem tek njerëzit që vuajnë nga këto sëmundje:

Probleme me stomakun: Tanini në çajin jeshil rrit acidin në stomak, duke shkaktuar kështu dhimbje stomaku ose kapsllëk. Çaji jeshil nuk duhet të konsumohet me stomakun bosh. Sugjerohet të konsumohet vetëm pasi të keni ngrënë diçka. Njerëzit që vuajnë nga ulçera nuk duhet ta konsumojnë atë.

Mungesë hekuri: Çaji jeshil pengon trupin të marrë hekurin nga ushqimi. Konsumimi i tepërt mund të jetë fatal. Një studim në vitin 2001 tregoi se ekstrakti i çajit jeshil ul përvetësimin e hekurit jo­heme me 25 për qind. Hekuri jo­heme është hekuri kryesor në vezë, bulmet dhe bimët e ngrënshme, kështu që konsumimi i çajit me këto ushqime çon në uljen e përvetësimit të hekurit.

Shtatëzënia dhe ushqyerja me gji: Çaji jeshil përmban kafeinë, katekinë dhe taninë. Këto substance lidhen me rreziqet e shtatzënisë. Nëse jeni shtatzënë ose po ushqeni fëmijët me gji, konsumoni 2 filxhanë me çaj jeshil në ditë. Konsumimi më i tepërt se aq sjell efekte negative dhe rrit rrezikun për të pësuar abort.

Anemia: Katekina në çajin jeshil shkakton uljen e përvetësimit të hekurit në trup. Nëse keni mungesë hekuri, si për shembull anemi, Instituti Kombëtar i Kancerit rekomandon që çaji të konsumohet mes vakteve.

Probleme me zemrën: Kafeina në çajin jeshil shkakton rrahje të çrregullta zemre.

Diabeti: Kafeina në çajin jeshil ndikon në kontrollin e sheqerit në gjak. Bëni kujdes me nivelin e sheqerit në gjak nëse vuani nga diabeti, dhe konsumoni pak çaj jeshil.

Fëmijët nuk duhet ta konsumojnë: Tanina në çajin jeshil pengon përvetësimin e lëndëve ushqyese, si proteinat dhe yndyrnat tek fëmijët.

Probleme me mëlçinë: Ekstraktet e çajit jeshil janë lidhur me disa raste të dëmtimit të mëlçisë. Çaji jeshil e përkeqëson më shumë mëlçinë e dëmtuar.