A është ky një rreth apo jo?

99
Përgjigjja juaj mund të tregojë se çfarë bindjesh politike keni.
Është krijuar një test i thjeshtë i cili mund të përcaktojë qëndrimin tuaj politik, sipas një studimi.
Nëse ju përgjigjeni me PO në pyetjen e mësipërme, atëherë ka më shumë gjasa që ju të keni qëndrime politike liberale. Këta persona janë më të prirur për t’i ndihmuar njerëzve të tjerë dhe fuqishëm e mbështesin idenë e ndihmës sociale për të pastrehët dhe të papunët. Përveç kësaj, këta persona ka më shumë gjasa që të pajtohen me martesën e personave të gjinisë së njëjtë si dhe me lejimin e marihuanës për përdorim rekreativ, thonë psikologët.
Ndërkaq, ata persona të cilët NUK mendojnë se figura e vizatuar është rreth ka më shumë gjasa të kenë qëndrime politike konservative. Këta persona janë më të prirur të mbështesin të drejtat e pronarëve të bizneseve, ndërkaq forcimin e ushtrisë e shohin si një prioritet të rëndësishëm.
Konstatimi i përgjithshëmm është se personat të cilët janë të gatshëm që ta pranojnë këtë figurë si rreth edhe pse ai nuk është përsosmërisht i rrumbullaktë, janë më tolerantë ndaj grupeve të margjinalizuara apo devijante të shoqërisë dhe dëshirojnë t’u ndihmojnë atyre në mënyrë aktive.