A është dorëzuar Vllaznia, Selmani flet pas humbjes nga Gjilani

Foto: Agron Selmani largohet pas tre javësh nga Vllaznia e Pozheranit

Vllaznia është mposhtur sot thellë nga Gjilani me shifrat 4:0. Me këtë humbje, ekipi nga

Pozherani ia vështirëson vetes punët në luftë për mbijetesë.

Por, trajneri, Agron Selmani thotë se do të vazhdojnë tutje.

“Sot humbëm, më shumë se humbja është se nuk u prezantuam mirë dhe me dinjitet. Dua të besoj se ishte vetëm një ditë e keqe e jona. Vazhdojmë tutje”, është shprehur Selmani.

Vllaznia në xhiron e ardhshme luan si vendas ndaj Lirisë.