A e keni ditur se këta persona të famshëm janë tifozë të Real Madrid? (FOTO LAJM)

Real Madrid vazhdon të mbetet njëri ndër klubet më të njohura në planet, teksa ka fituar vëmendjen edhe të shumë yjeve botëror, shkruan Gazetasheshi.com.

Shumë artistë, këngëtarë, aktorë, dhe modele kanë shprehur haptas admirimin e tyre për ekipin mbretërorë.

Njëri prej tyre është edhe Sylvester Stallone. Aktori i famshëm që ka luajtur në filmin “Rocky” është shprehur shumë i kënaqur që ka vizituar Santiago Bernabeun vite më parë, derisa kishte deklaruar:

“Është një nder shumë i madh të jem prezent në Santiago Bernabeu. Jam shumë i kënaqur”.

Image result for stallone real madrid
Ylli i popit Jennifer Lopez është gjithashtu një tifoze e çmendur e ekipit mbretëror Real Madrid.

Ajo për shumë vite më radhë e ka ndjekur klubin madrilien në turneun që i ka mbajtur në Amerikë, derisa ka shfrytëzuar rastin për tu takuar me yjet e këtij klubi si Cristiano Ronaldo, Sergio Ramos e Karim Benzema.

Image result for jennifer lopez real madrid
Një tjetër këngëtar i njohur i popit është tifoz i zjarrtë i Real Madrid. Robbie Williams e ka ndjekur disa herë nga Santiago Bernabeu ekipin e tij të zemrës.

Ndërkohë në ishull preferon ta simpatizojë Manchester United.

famosos madridistas
“Vazhdo të mbetem një tifoz i zjarrtë i Real Madrid”, deklaroi aktori i njohur i filmave amerikan Viggo Mortens.

Ai gjithashtu e ka ndjekur klubin madrilien disa herë në turnetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

famosos madridistas
Aktori australian Russel Crow kishte vizituar yjet e ekipit mbretëror në qendrën stërvitore të Valdebebas. Ndodhi kjo në vitin 2010.

Crow mori një dhuratë nga klubi mbretëror një fanelë të personalizuar, derisa pozoi edhe me Cristiano Ronaldon.

famosos madridistas
Aktori i njohur i filmave amerikan Richard Gere është një tjetër tifoz i zjarrtë i Real Madrid.

Ai ishte pjesë e ekspeditës së personave të famshëm në finalen e Milanos në vitin 2011, teksa Real Madrid triumfonte ndaj Atleticos së Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve.

Image result for richard gere real madrid/Gazeta Sheshi/