A e dini sa milionë euro fiton skuadra që do të triumfojë në Ligën e Kampionëve këtë sezon?

159
Sot në mbrëmje do të nisë kompeticioni më i rëndësishëm europian, Champions Leaguendërsa UEFA po përgatit shumat e majme financiare me të cilat do të shpërblejë skuadrat triumfuese.

Institucioni më i lartë i futbollit europian ka bërë publike premiot për sezonin 2016/17, shkruan “Corriere dello Sport”. Në total duke përfshirë të gjithë etapat e premiove, UEFA pritet të shpenzojë mbi 1.3 miliardë euro.

Fillimisht 12.7 milionë euro merr çdo ekip pjesëmarrës ku çdo fitore në fazën e grupeve shpërblehet me 1.5 milionë euro, ndërsa barazimi 500 mijë euro.

Kualifikimi në fazën e 1/8 vlerësohet 6 milionë euro, ndërsa në çerekfinale 6.5 milionë euro. Për ekipet që arrijnë në gjysmëfinale përfitojnë 7.5 milionë dhe finalisti 11 milionë euro.

Skuadra kampione e cila ngre lart trofeun e Champions Leagues përfiton në finale 15.5 milionë euro ndërsa në total vetëm nga UEFA ka arkëtuar plot 57.2 milionëeuro.

Këto shuma shpërblimesh janë vetëm të UEFA-s pa llogaritur sponsorat dhe të drejtat televizive të çdo skuadre.