A duhej të akordohej penallti për Juventusin apo simuloi Dybala?

Juventusi është mposhtur në ndeshjen e parë të fazës së eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve nga Lyon, me rezultat minimal 1:0, shkruan Insporti.com.

Golin e vetëm e shënoi mesfushori Tousart në minutën e 31-të. Megjithatë, kjo ndeshje kishte raste të shumta për të dy skuadrat, por futbollistët e trajnerit të Lyon, Rudi Garcia arritën të ruajnë portën e pa prekur.

Në minutën e 89-të, italianët kërkuan penallti kur në zonën e rreptësisë së Lyonit u pengua sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala.

Gjyqtari spanjoll Jesus Gil nuk mendoi ashtu, madje nuk e konsultoi as dhomën e VAR-it, duke qenë i bindur se Dybala vetëm simuloi.

Ky vendim i tij irritoi pa masë futbollistët e Juventusit dhe trajnerin Maurrizio Sarri.