A do të shkojë Totti te Leicesteri? Tregon Ranieri

120

Menaxheri i Leicester Cityt, Claudio Ranieri, ka hedhur poshtë pohimet se e ka ftuar Francesco Tottin te klubi anglez.

Kapiteni, i cili do të mbushë 40 vjet në muajin shtator, dëshiron të luajë akoma, ndërsa ka shënuar tre gola në tri ndeshjet e fundit.

Mirëpo, Giallorossët janë duke hezituar t’ia vazhdojnë kontratën dhe në fund të sezonit , ai pritet të jetë lojtar i lirë. Kjo ka bërë që të lidhet me disa klube, mes tyre edhe me liderin e Ligës Premier.