A do të pranonit urdhra nga një robot? Per herë të parë në botë, një inteligjencë artificiale bëhet drejtor i një kompanie

192

Robotet na kanë hyrë në shtëpi, i shohim edhe në rrugë e në qytet dhe së shpejti do të drejtojnë kompanitë tona.

Firma japoneze ‘Deep Knoëledge’ para jo shume kohë e ka emëruar një inteligjencë artificiale (AI) si pjese të bordit të drejtorëve.

Roboti i quajtur ‘Vital’ u zgjodh për shkak të aftësisë së tij për të parë trende tregtare që nuk janë edhe aq të dallueshme nga njerëzit.

Vital-i është një pjesëtar i ‘barabartë’ i grupit me bazë në Hong Kong dhe është programi i parë kompjuterik që emërohet pjesëtar i bordit.

Roboti u zhvillua nga ‘Aging Analytic UK’ të cilët ia licencuan atë firmës ‘Deep Knoëledge’ që t’u ndihmojë me vendime për terapi për sëmundje të lidhura me moshën.

Vital-i (Validating Investment Tool for Advancing Life Sciences/Mjet vlerësues i investimeve për zhvilimin e shkencave jetësore) do të analizojë trende në databazat e kompanive të shkencave jetësore dhe do të përpiqet të parashikojë investime të suksesshme.

Roboti tashmë u ka ndihmuar me vendime për dy investime shumë të rëndësishme në kompani të shkencave jetësore, Pathëay Pharmaceuticals dhe InSilico Medicine.

Qëllimi afatgjatë është të zhvillohet intelegjenca e Vital-it në mënyrë që të mund të operojë vetë në mënyrë që eventualisht të fitojë një votë të barabartë në të gjitha vendimet financiare që mirren nga kompania.

‘Ndryshoret e përfshira në suksesin afatgjatë të një kompanie bioteknologjike janë të shumta dhe komplekse’, kanë thënë Deep Knoëledge.

‘Ne na tërhoqi një pajisje që do të mund të automatizonte procesin e rregullimit të formaliteteve dhe që mund të përdorë struktura historike të të dhënave për të shpalosur tregje që nuk janë edhe aq të dallueshme nga njerëz që në radhe të parë trajtojnë të dhëna të një niveli më të lartë’.

‘Planifikojmë të përfshijmë informata të reja rreth investimeve të ardhshme në databazë që t’i krahasojmë rezultatet me investimet që zgjedhim ne’.

ROBOTËT KURRË NUK DO TË KENË NDJENJA, SUGJEROJNË EXPERTËT

Ideja se robotët do të mund të bëhen pushtetarë, shokë apo dashnorë, ka qenë temë e shumë librave fantastico-shkencor për vite të tëra.

Por, sipas një modeli matematikor të mënyrës se si truri njerëzor krijon vetëdije, makina me ndjenja nuk do të ekzistojë kurrë.

Kjo është për shkak se kompjuterët nuk mund të trajtojnë asnjë proces që integron informatat plotësisht, kështu që nuk mund të jenë të vetëdijshëm apo të aftë për të pasur ndjenja – sipas një eksperti.

Një strukturë matematikore e vetëdijes që është zhvilluar gjatë dekadës së fundit nga Giulio Tononi prej Universitetit të Ëisconsin-Madison, thotë se aftësia për të integruar informata është veti kyçe e vetëdijes.

Ai beson se informata të integruara nuk mund të zbërthehen në përbërës më të vegjël sepse truri i kontekstualizon informatat.

Për shembull, kur ne shohim një trekëndësh të kuq, truri ynë nuk e zbërthen në një formë trekëndëshi pa ngjyrë plus një sipërfaqe të ngjyrosur pa formë. Ne e shohim atë si një tërësi.