9 ekipe të Ligës së Parë janë formuar më herët se 5 ekipe të Superligës, lexoni edhe statistika tjera interesante

Shumica e klubeve të Ligës së Parë janë të vjetra dhe kësisoj janë formuar para disa ekipeve pjesëmarrës aktual të Superligës, shkruan GazetaSheshi.

Lexoni më poshtë disa statistika interesante.

56.25 % Ligës së Parë (Keku, Vushtrria, Ballkani, Ferizaj,
R.Sadiku,Trepça,Rahoveci, Hajvalia dhe Kosova P) janë formuar para 41.6 % e ekipeve të Superligës gjegjësisht
(Vllaznisë P, Flamurtarit, Drenicës, Trepçës ’89, dhe Ferronikelit).

68 % e ekipeve të Ligës së Parë janë formuar para 33.3 % e skuadrave të Superligës (Vllaznia P, Flamurtari, Trepça’89, Ferronikeli).
Kika, Bashkimi (K), F.Kosova, Vitia dhe Onix janë formuar pas kësaj 4-she.