Rezultate mjaft të çuditshme janë regjistruar në Ligën e Parë të futbollit në Kosovë, derisa skuadra e Trepçës e ka mposhtur thellë skuadrën e Beharit 9-2, njofton Gazeta Sheshi.
Tjetër rezultat befasues vjen nga Rahoveci, me ç’rast skuadra e këtij qyteti e ka ndalur Ferizajn në rrugëtimin drejt rikthimit në elitë, duke e mposhtur minimalisht 1-0.
Një ish-skuadër tjetër nga Superliga që ka zhgënjyer këtë vikend është Vëllaznimi, që ka pësuar disfatë nga Ballkani, 2-0.
Në vazhdim ju njohim me rezultatet e ditës së shtunë, në Ligën e Parë:
Trepça -Behari 9-2
F-Kosova – Vllaznia (P) 2-0
Rahoveci – Ferizaj 1-0
2-Korriku – Vitia 1-0
R-Sadiku – Kosova (P) 2-0
Ballkani – Vëllaznimi 2-0
/Gazeta Sheshi/