Pas përgatitjeve tejet të mundimshme nga dy herë në ditë, Trepça ’89 nesër do të zhvillojë një ndeshje kontrolluese.
Kundërshtar i mitrovicasve do të jetë Ramiz Sadiku që garon në Ligën e Parë. Sfida do të zhvillohet në stadiumin “Riza Lushta” nga ora 17:00.
Ky do të jetë një rast i mirë për të dy trajnerët, veçmas për atë të 89-shit, Bekim Shotanin për të parë formën e futbollistëve të tij.