89-shi e Drita fitojnë në udhëtim, Salihu në histori me Ferizajn

700

Trepça ’89 e ka shkaktuar befasinë më të këndëshme të xhiros së parë të Vala Superligës së Kosovës, duke e mposhtur Gjilanin e superpërforcuar në shtëpi me rezultat 2:1.

Nga minuta 73, mysafirët kanë luajtur me dy futbollistë më pak kur ishin duke avancuar 1:0, por edhe përkundër kësaj kanë shënuar golin e fitores dhe janë rikthyer më tri pikë të plota.

Përderisa 89-shi fitoi në udhëtim, ekipi tjetër mitrovicas, Trepça është mposhtur në shtëpi nga Drita.

Zëvendësuesi Leutrim Kryeziu ka realizuar në minutën 86 për t’i dhënë fitoren ekipit të tij.

Ndërkohë, Ferizaj e ka shkatërruar Hajvalinë 4:0 me katër golat e realizuar nga Shkëmbim Salihu në pjesën e parë. Askush më parë nuk ka arritur t’i realizojë katër gola në xhiron e parë.

Tri takimet tjera të luajtura më parë ishin: Feronikeli – Besa 1:2, Prishtina – Llapi 3:1 dhe Drenica – Liria 2:1.

Gjilani – Trepça ’89 1:2

Përfundon ndeshja.

89′ Provon Eminhaziri me kokë por jashtë portës. 89-shi po luan me dy futbollistë më pak.

82′ Gol… Florent Hasani i gjendur i vetëm me Malokun realizon për 1:2.

77′ Dren Gashi provon nga distanca, por vetëm mbi portë.

74′ Gol… Isa Eminhaziri barazon shifrat nga penalltia.

72′ Izmaku ndeshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe përjashtohet nga loja pas prekjes së topit me dorë, duke shkaktuar penallti. 89-shi me dy lojtarë më pak.

70′ Daut Maxhuni shpërdoron një mundësi të artë shënimi për ta mbyllur çështjen e fituesit. I vetëm me Malokun gjuan mbi portë.

62′ Eminhaziri provon nga ndëprerja, por topi përfundon vetëm jashtë portës.

54′ Trepça ’89 mbetet me një futbollist më pak në teren, pasi Fiton Hajdari përjashtohet pas dy të verdhëve.

50′ Eminhaziri shpërdoron mundësinë e parë për vendasit për ta barazuar rezultatin, duke gjuajtur vetëm jashtë portës.

Nis pjesa e dytë

Përfundon pjesa e parë

44′ Dren Gashi qëllon shtyllën nga afërsia, në mundësinë më të mirë për Gjilanin në këtë përballje.

35′ Eminhazeri në një tjetër mundësi të mirë shënimi, por gjuan vetëm mi portë.

29′ Egzon Shabani provon menjëherë të barazojë shifrat, por gjuajtja e tij përfundon jashtë portës.

28′ Gool… Nigeriani John realizon nga ndërprerja. Një dalje jo e mire nga Maloku dhe 0:1.

27′ Një super goditje e Fiton Hajdarit, që ndalet edhe më bukur nga Faton Maloku, për të vijuar topin në fundore.

20′ Eminhaziri humbet mundësinë për të realizuar derisa nga dy metra gjuan lartë mbi portë pas goditjes me kokë.

12′ Fiton Hajdari pranon një top mjaft të mirë brenda zonës, por gjuajtja e tij ishte e plogësht.

11′ Vendasit kërkojnë penallti, pasi Sherifi ndalet brenda zonës nga mbrojtja udhëtuese, mirëpo gjyqtari Kasumi heshtë.

10′ Lojë e qetë në Gjilan me skuadrën vendase që po mundohet të dominojë lojën duke krijuar disa gjysmë raste, por asgjë më konkrete

Nis ndeshja

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Maloku, Thaqi, Bekteshi, Kastrati, Mustafa, Haxhimusa, Shabani, Ahmeti, Eminhaziri, Kosumi, Sherifi.

Trepça ’89: Hajdini, Islami, Troshupa, Izmaku, Potoku, Maloku, Mustafa, Idrizi, Maxhuni, Hajdari, John.

Trepça – Drita 0:1

Përfundon ndeshja.

90′ Trepça tenton barazimin, por mbrojtja e Dritës nuk thyhet dot.

86′ Gol… Rezervizti, Leutrim Kryeziu realizon për Dritën dhe elektrizon “Intelektualët”.

81′ Enis Zabërgja realizon, feston, por goli anulohet për pozitë jashtë loje.

73′ Tashmë gjërat ndryshojnë në terren. Drita është skuadër më atakuese.

65′ Portieri Artan Latifi shpëton skuadrën nga goli, duke dërguar një top në këndore pas një intervenimi të mirë.

62′ Nuk ka ndryshim rezultati në Mitrovicë megjithëse loja ka filluar të hyjë në fazën interesante.

49′ Në Mitrovicë vazhdon të mos ketë gola në një ndeshje që Trepça qarkullon më shumë topin.

Nis pjesa e dytë

Përfundon pjesa e parë

42′ Mitrovicasit qarkullojnë topin më mirë, mirëpo mbrojtja me përvojë e Dritës me Dragushën e Hashanin që nuk po lejojnë depërtime prapa shpinës.

33′ Vazhdon të mos ketë gola në stadiumin “Adem Jashari”, derisa Trepça ka një dominim të lehtë.

16′ Almedin Murati shfrytëzoi një gabim në mbrojtje dhe del i vetëm me portierin Manxholli, por ky i fundit shpëton nga pasaktësia e sulmuesit gjilanas.

9′ Trepça ka posedim më të madh në minutat e parë, por Drita po tregohet e kujdesshme. Sinjalet janë se pritet një ndeshje e fortë.

Në stadiumin “Adem Jashari” kanë udhëtuar edhe tifozët mysafirë, “Intelektualët”.

Nis ndeshja

Formacionet zyrtare:

Trepça: Manxholli, Voca, Kutllovci, Berisha, Prishtina, Avdyli, Fetahu, Ahmeti, Zabërgja, Avdyli, Muja.

Drita: Latifi, Dragusha, Hashani, Kuka, Osmani, Tusuni, Ramadani, Murati, Berisha, Maliqi, Zeneli.

Ferizaj – Hajvalia 4:0

Përfundon ndeshja.

86′ Po i vie fundi kësaj ndeshje të sikletshme për Hajvalinë.

78′ Ferizaj vazhdon të ketë epërsinë e thellë.

66′ Tashmë lojë e balancuar në Ferizaj. Vendasit kanë epërsinë e thellë dhe po menaxhojnë lojën, derisa mysafirët nuk kanë ide se çfarë po bëjnë në terren.

Nis pjesa e dytë

Përfundon pjesa e parë

45+2 Hajvalisë i anulohet goli, pasi Fillim Guraziu ishte në pozitë jashtë loje.

39′ Gol... E pabesueshme. Sërish Salihu realizon. Bushi asiston për supersulmusin që i ikë kurthit të pozitës jashtë loje dhe realizoi golin e katërt.

33′ Gol… Penallti në Ferizaj dhe vjen goli. Elbasan Gashi luan me dorë dhe kush tjetër pos Salihut që po e shkatërron Hajvalinë

22′ Gol… Sërish Salihu. Kësaj radhe Muhabi Bushi asiston dhe sulmuesi Salihu realizon gol të bukur. Ferizaj shpërthyes.

17′ Gol… Shkëmbim Salihu realizon me parabol pas asistimit të Mirsad Idrizit.

12′ Skuadra vendase vazhdon dominimin, krijon raste të mira, por rrjeta e mysafirëve mbetet e paprekur.

3′ Ferizaj me rast të mirë, por shpëtojnë mysafirët. Gjithsesi, një Ferizaj ambicioz në fillim, por mbetet të shihet se si do të menaxhojë lojën.

Nis ndeshja

Formacionet zyrtare:

Ferizaj: Rexhepi, Pira, Idrizi, Istrefi, Tershana, Bardhi, Thaçi, Bushi, Shabi, Sadriu, Salihu.

Hajvalia: B. Halimi, E. Halimi, Da Silva, E. Gashi, G. Gashi, Babaj, Maloku, Fejzullahu, Prekopuca, Guraziu, Victor Hamedi.