8 Marsi nuk eshte per t’u festuar, eshte per te protestuar

141

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës per 8 mars do të zhvillojnë një varg aktivitetesh duke filluar me një protestë dhe marshim për të kundërshtuar dhunën mbi baza gjinore.

“Kundërshtojmë çdo formë të dhunës gjinore, duke filluar nga seksizmi dhe kultura e seksualizuar, dhuna në familje, ngacmimi seksual, dhuna ekonomike dhe emocionale. Poashtu, kritikojmë shtrëngimet e shumëfishta ekonomike dhe institucionale si kondita që gjenerojnë dhunë në baza gjinore.

Dhuna në baza gjinore është shprehje e pushtetit dhe mjet i kontrollit të subjektivitetit dhe seksualitetit. Si dukuri dhe praktikë e pabarabartë gjinore, dhuna në baza gjinore është shënjues i mungesës së pavarësisë dhe autonomisë. Dhuna në baza gjinore cenon të drejtat qyetatare dhe pamundëson realizimin e tyre. Prandaj, MARShojmë, S’festojmë”, thuhet në njoftim e Rrjetit te Grave.