8 karakteristikat e femrave të dëshirueshme nga meshkujt

349

Secili mashkull ose secila femër ëndërron se cfarë partneri do të dëshironte te kishte.

Ndonëse është vështirë të thuhet se cilat janë ato karakteristika që i bëjnë femrat të dëshirueshme nga meshkujt, jane të paktën 8 për të cilat meshkujt pajtohen pa përjashtim që do të donin t’i shihnin tek partneret e tyre.

  1. Nuk kanë idole

Femrat e dëshirueshme e dinë se të mundohesh të bëhesh si dikush tjetër është humbje kohe. Ato e dinë se është më mirë të përmirësojnë veten e tyre se të kopjojnë dikë.  Ato janë të zëna me jetën e tyre dhe s’kanë kohë për të adhuruar të tjerët. Kjo i bën ato të dëshirueshme për meshkujt – janë pa komplekse dhe me vetëbesim.

  1. I kontrollojnë emocionet e tyre

Ato nuk vajtojnë për lidhjet e dështuara e as kur jeta nuk i përkëdhel. Këto femra, në vend se të qajnë si fëmijë, mund të jenë krah i fortë ku meshkujt mund të mbështeten.

  1. Nuk merren me thashetheme

Nuk e harxhojnë kohën e tyre produktive për të bërë thashetheme. Thashethemet janë për tinejxhere e jo për femrat të deshirueshme nga meshkujt.

  1. Nuk kërkojnë vëmendje

Zor se mund t’i shihni këto lloj femrash duke pozuar e bërë vazhdimisht selfie ose duke i ndryshuar statuset në Facebook orë e cast. Ato nuk duan t’i mërzisin njerëzit me gjëra palidhje. Ato më shumë do të dëshironin të njihen për të arriturat e tyre.

Ato fitojnë respekt pa e kërkuar atë. Ato e ruajnë jetën e tyre private vetëm për persona të zgjedhur.

  1. Ato nuk e humbin tërë kohën për të dashurin e tyre

Jo sepse ato nuk lodhen për të dashurin. Por, ato nuk e humbin krejt jetën e tyre për t’a bërë të dashurin të lumtur. Ato merren edhe me gjëra të tjera dhe jeta e tyre është më e gjerë se vetëm marrëdhënia e tyre e dashurisë.

  1. Ato kanë hobi dhe pasione të vetat

Ato nuk e harxhojnë jetën duke pritur kur do të cingërojë telefoni i tyre mobil. Ato merren me hobi dhe pasione dhe vazhdimisht e përmirësojnë vetveten. Kjo është ajo që i definon ato dhe i bën shumë më interesante dhe më të dëshirueshme për njerëzit.

  1. Ato janë jashtëzakonisht intelegjente

Këtu nuk është fjala për IQ-në e tyre. Ato janë intelegjente në mënyrën se si e kuptojnë botën dhe njerëzit. Ato kanë një lloj të vecantë të urtësisë e cila vjen nga përvoja jetësore, nga një jetë plot me gabime nga të cilat ato kanë nxjerrë mësime të vlefshme.

Ato janë në gjendje të bëjnë biseda të thella dhe t’i kuptojnë njerëzit shumë mirë.

  1. Kanë aftësi të shkëlqyeshme të komunikimt

Kanë qartësi të mendimit dhe kjo reflektohet në fjalët që i zgjedhin, pavarësisht se të cilës gjuhë janë ato. Vetëbesimi që shpërfaqin i bën të tjerët për vete. Ato janë të logjikshme dhe racionalitetin e ekuilibrojnë mirë me emocione.

Ato ju lënë hapësirë të flisni, të ndiheni të dëshirueshëm, do t’ju dëgjojnë me vëmendje dhe do të jenë të sinqerta në fjalët e tyre.