71-vjeçari i sjell Kosovës medalje

136

Në Ankona të Italisë ka përfunduar Kampionati Evropian i atletikës për veteranë. Në këtë kampionat, Federata Atletike e Kosovës është përfaqësuar me pesë atletë.

Veterani i atletikës së Kosovës, Muhamet Rama, ka shkëlqye në këtë garë duke fituar dy medalje të argjendta dhe njëherësh është stolisur me titullin e nënkampionit të Evropës.

71-vjeçari fillimisht fitoi medaljen e argjendtë në grupmoshën mbi 70 vjeçe në disiplinën 800 metra me kohë, 2:35:15 minuta, kurse medaljen tjetër të argjendtë e fitoi në 1500 metra me kohë, 5:26:27 minuta.

Atletët tjerë nuk patën rezultate të mira dhe ishin jashtë top-10.