700 mln Androidë ju spiunojnë tek kinezët

Keni një telefon me sistem operimi Android? Ju mund të jeni mes 700 milionë përdoruesve, telefonat e të cilëve dërgojnë në mënyrë të fshehtë gjithë të dhënat tuaja në Kinë.

Po po, në Kinë. Mbi 700 milionë pajisje të tilla dërgojnë pa dijeninë tuaj dhe automatikisht çdo 3 ditë të gjithë mesazhet tuaja, historikun e telefonatave, listën e kontakteve, historikun e vendndodhjet dhe gjithë të dhënat e aplikacioneve të instaluara në Kinë.

Ky është zbulimi i bërë nga ekspertët e sigurisë “Kryptoëwire”  i raportuar edhe nga New York Times. Ata thonë se kjo është vërejtur tek të gjitha pajisjet sistemi i të cilave përditësohet nga kompania kineze “Shanghai AdUps Technology”.

Markat e telefonave që kjo kompani u ofron shërbimet e saj janë kryesisht ato kineze, si ZTE dhe Huawei.