7 Sfida kyçe për Zidane teksa fillojnë përgatitjet për sezonin e ri

193

Sezoni i ri për Real Madrid filloi ditën e shtunë në datën 16 korrik të vitit 2016. Ky do të jetë sezoni i parë i plotë i Zinedine Zidane në “Bernabeu”. Këto janë sfidat kyçe me të cilat pritet të përballet teksa është grumbulluar ekipi.

Të racionojë Ronaldo-n

Cristiano-Ronaldo-1Cristiano Ronaldo luajti 5,360 minuta në 61 ndeshje gjatë sezonit të kaluar. Ai e përfundoi kampionatin i stërlodhur dhe i dëmtuar pasi luajti edhe ndeshjet e fundit në Euro 2016. Zidane nuk do ta mbingarkohë dhe Ronaldo nuk do të luajë deri kur të jetë riaftësuar plotësisht. E mbani mend në prillin e kaluar kur Cristiano u dëmtua në minutën e fundit të fitores 3:0 me Villarreal? Zidane atëherë tha se ai u pendua që nuk i racionoi më shumë minutat në fushë. Kjo do të jetë sfida e tij më e madhe tani që sulmuesi do të mbushë 32 vjeç në shkurt.

Benzema kundër Morata

benzemaRoli i Morata-s në Madrid ka ndryshuar. Ai nuk është më ai lojtar që ishte kur u largua nga klubi në kërkim të eksperiencës. Ai është rikthyer pasi u kthey në një lojtar kyç te Juventus gjatë dy viteve të fundit, dhe gjithashtu ishte sulmuesi kryesor i përfaqësueses spanjolle në Euro 2016 duke shënuar tre gola. Ai duhet të luftojë për një vend formacioni me Karim Benzema, megjithëse ai gjithashtu mund t’i zërë vendin Bale apo Ronaldo në një sistem rotacioni. “Ideja është e qartë…të luajë me BBC”, tha Zidane kur u prezantua vitin e kaluar. Por tani është futur edhe Morata në këtë ekuacion.

Roli i Bale

3.BaleUellsiani bëri një sezon të mrekullueshëm me Real, duke e mbyllur vitin me 19 gola dhe 11 asiste, si dhe duke udhëhequr vendin e tij drejt gjysmëfinaleve të Evropianit. Ai pritet të vazhdojë të njëjtin rol në klubin e tij, por Zidane do ta ketë të vështirë të menaxhojë situatën. Francezi do të kërkojë më shumë gola nga Bale pa i prishur punë edhe Ronaldo-s, i cili të paktën edhe për një sezon do të jetë lojtari kyç i padiskutueshëm.

Balanca e ekipit

CASEMIROZidane iu desh pak kohë për të gjetur çelësin për sa i përket balancës së ekipit, dhe ai e bëri këtë duke përfshirë Casemiro-n në formacion. Mesfushori brazilian e fitoi vendin e tij në ekip pas fitores së Real në Camp Nou në prill dhe i luajti të gjitha ndeshjet kyçe të Galaktikëve që prej asaj dite. Zidane duhet të vendosë nëse do të vazhdojë me të njëjtin stil loje.

James dhe Isco

james-iscoo_1460822735-7965222Nëse ai vazhdon të besojë te Casemiro, rolet e James dhe Isco në ekip do të jenë sërish një problem. Ata janë mësuar të jenë lojtarë të rëndësishëm, dhe nuk do të pajtohen me një vend në bankinë. Zidane duhet të gjejë një zgjidhje ose të hapë derën…

Përgatitja fizike

Real-MadridZidane fajësoi Benitez për formën e keqe fizike të Real Madrid kur arriti në fillim në “Bernabeu”. Tani përgjegjësia do të jetë e tij. Zidane ka futur në ekip Antonio Pintus, një përgatitës fizik të besuar me të cilin ka punuar në Lyon, për ta ndihmuar.

Varane

rafael-varani-34347634
Qendërmbrojtësi nuk luajti asnjë minutë në ndeshjen më të rëndësishme gjatë sezonit të kaluar. El Clasico dhe finalja e Champions League ai e humbi për shkak dëmtimi, por gjysmëfinalet e Champions League Zidane zgjodhi të mos e aktivizonte. Me vendin e Ramos që është i padiskutueshëm, dhe me Pepe që vjen nga një Evropian fantasti, Zidane duhet të mundohet ta mbajë të lumtur Varane.

Huazuar nga: Telesport