5 transferimet e fundit në Kinë, do mbeteni pa mend (FOTO LAJM)

368

Kina është shndërruar në një vend ku të gjithë do kishin dëshirë të luanin. Jo se skuadrat e këtij vendi janë cilësore, por shumat që paguajnë ato për lojtarë janë shumtë të mëdha. Së fundmi bota e futbollit është tronditur nga transferimi multi milionësh i Graziano Pelles, me ç’rast italiani pritet të përfitojë 15 milionë euro në sezonë, më shumë se shumë yjet të njohur europian, transmeton Gazeta Sheshi.

Në vazhdim ju njohim me pesë transferimet e fundit të kampionatit kinez:

Graziano Pellè (30 vjet, kushton 15,25 milionë në sezonë) nga Southampton do luajë tek Shandong Luneng Taishan.

Papiss Demba Cissé (31 vjet, kushton 5,85 milionë në sezonë) nga Newcastle do luajë tek Shandong Luneng Taishan.
Anthony Ujah (25 vjet, kushton 11,5 milionë në sezonë) nga Werder Bremen do luan tek Liaoning FC.

Asamoah Gyan (30 vjet, kushton 10 milionë në sezonë) do luan tek Shanghai SIPG.Ibrahima Touré (30 vjet, kushton 9,8 milionë në sezonë) do luan tek Liaoning FC.