5 ndeshje pas shënuar, çfarë e shqetëson “pleshtin”?

137

Leo Messi po kalon një moment të vështirë gjatë këtij sezoni. Sulmuesi i Barcelonës nuk shënon prej një muaji me blaugranët. Gjatë kësaj kohe Barcelona ka luajtur pesë ndeshje në këtë kohë, tre në La Liga dhe dy në “Champions League”.

Ai nuk ka shënuar kundër Villarreal, Real Sociedad dhe Atletico Madrid (dy herë) dhe në “Camp Nou” kundër Real Madrid. Goli i tij i fundit është shënuar për Argjentinën, kundër Bolivisë.

Gjashtë vjet më parë, në periudhën 17-28 prill 2010, argjentinasi kishte gjithashtu pesë ndeshje pa e parë golin. Ndërkohë janë edhe dy periudha të tjera të këqija me nga shtatë ndeshje pa shënuar.

Njëra ishte në sezonin 2006-2007 dhe u përsërit në vitet 2007-2008. Mbetet të shohim nëse “pleshti” do të rikthehet në formën që ne e njohim dhe të ndihmojë ekipin e Luis Enriques në dy objektivat: La Liga dhe Kupa e Mbretit.

Skandali “Panama Papers” mund të jetë edhe shkaku kryesor i kësaj forme të Messit