5 deputetë të opozitës dënohen me nga 30 ditë arrest shtëpiak

Albulena Haxhiu, Besa Baftiu, Donika Kada, Fisnik Ismaili dhe Pal Lekaj janë dënuar sot me nga 30 ditë arrest shtëpiak.

5 deputetët e tjerë të arrestuar dje, Enver Hoti, Mytaher Haskuka, Rexhep Selimi, Shqipe Pantine dhe Teuta Haxhiu, u dënuan me paraqitje në Polici.

Në reagimin e saj, Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar ndalimin e persekutimit të opozitës duke theksuar se sistemi i kapur i drejtësisë në Kosovë, vazhdon të jetë mjet i pushtetit për të shtypur zërin opozitar në Kosovë.

“Përjashtimi nga seanca e djeshme ishte i padrejtë, i jashtëligjshëm dhe antikushtetues. Po ashtu edhe ky dënim i tyre i sotëm, është i jashtligjshëm dhe i papranueshëm, ngase deputetët vazhdojnë të kenë imunitet, dhe se veprimet e tyre janë legjitime dhe në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit”, thuhet të reagimin e Vetëvendosjes.

“Ne do të vazhdojmë edhe më fuqishëm, në rrugën tonë të drejt, për shtet me sovranitet, për Republikë”, përfundon reagimi.