5 “BIG” që nuk janë ndëshkuar kurrë me karton të kuq

133

Në ditët e sotme, ku futbollistët kanë karriera 20-vjeçare – në disa raste akoma më të gjata -, është shumë e vështirë për një lojtar të mos humbasë kontrollin, të paktën një herë të vetme. Të gjithë, pavarësisht nga profesioni, e humbin arsyen në një moment të caktuar. Veçanërisht futbollistët që përballen vazhdimisht me tifozeri agresive, vendime të padrejta të arbitrave dhe lojtarët kundërshtarë. Për këto arsye është e mbresëlënës fakti që një futbollist mund ta kalojë gjithë karrierën e tij pa marrë kurrë një karton të kuq. Më poshtë janë renditur pesë lojtarë të mëdhenj që kanë arritur ta bëjnë një gjë të tillë me klubet e tyre pavarësisht numrit të madh të ndeshjeve që kanë luajtur, transmeton Tele Sport.

I pari është ish-makineria e golave e Anglisë, Gary Lineker, i cili, gjatë karrierës së tij, ka luajtur me Leicester, Everton, Tottenham dhe Barcelona, duke zhvilluar 567 ndeshje dhe duke realizuar 281 gola. Por rekordi i tij më i pabesueshëm është mosmarrja e asnjë kartoni në karrierë, as të kuq dhe as të verdhë.

DAMIEN DUFF

https://www.youtube.com/watch?v=79WA6QVxqh8

Sulmuesi irlandez i krahut, Damien Duff, ka pasur një karrierë të gjatë në Premier League, ku është aktivizuar me Blackburn, Chsela, Newcastle dhe Fulham para se të transferohej në Melburn. Pavarësisht se ka zhvilluar 632 ndeshje, duke realizuar 83 gola në 18 vite, ai nuk është ndëshkuar asnjëherë me karton të kuq. Gjithashtu, Duff nuk ka mbyllur asnjë ndeshje para kohe as me kombëtaren e Irlandës, me të cilën ka luajtur 100 ndeshje.

RAUL

https://www.youtube.com/watch?v=Obv-zFlShUw
Legjenda e futbollit spanjoll ka fituar gjithçka me Real Madridin, skuadra me të cilën ka luajtur plot 932 ndeshje plus 102 të tjera me kombëtaren e Spanjës. Pavarësisht numrit të madh të ndeshjeve të luajtura, Raul nuk ka marrë asnjëherë një karton të kuq.

RYAN GIGGS

https://www.youtube.com/watch?v=o50OW-E7Qgc

Heroi i Uellsit, Ryan Giggs, ka zhvilluar 963 ndeshje me Manchester United, duke përfshirë 672 në Premier League dhe 157 në Europë. Megjithatë, ai nuk e ka parë asnjëherë kartonin e kuq t’i shfaqet para syve, pavarësisht karrierës 24-vjeçare. E vetmja njollë në karrierën e tij është kartoni i kuq i marrë në një nga 64 ndeshjet e luajtura me Uellsin. Ai është ndëshkuar në minutën e 86-të të takimit të luajtur nga përfaqësuesja e tij kundër Norvegjisë, e vlefshme për fazën eliminatore të Kupës së Botës.

PHILIPP LAHM

https://www.youtube.com/watch?v=-Q84OBGF1gs

Mbrojtësi gjerman, Philipp Lahm, është emri më befasues i kësaj liste. Pse? Sepse legjenda e Bayern Munich ka luajtur gjithë karrierën e tij në mbrojtje, me përjashtim të disa rasteve kur është aktivizuar edhe si mesfushor. Në 613 ndeshje me klubin dhe 113 me kombëtaren e Gjermanisë, para se të tërhiqej në 2014-ën, ai nuk është ndëshkuar kurrë me karton të kuq.