5 arsyet pse Mbappe do të nënshkruajë me Real Madridin

Kylian Mbappé është i vendosur të bëjë kthesë radikale në jetën e tij si futbollist. Siç ka raportuar “The Times”, ai tashmë i ka thënë PSG-së se verën e vitit 2021 dëshiron të largohet nga klubi parizien, me të cilin do t’i mbetej edhe një vit nga kontrata e tij (deri më 30 qershor 2022).

Vendimi i prerë i yllit 21-vjeçar francez nuk është i lidhur me çështje financiare, pasi paga e tij i tejkalon 20 milionë euro neto në vit.

Arsyet janë mbi të gjitha futbollistike dhe personale. Ato mund të përmblidhen në pesë, si më poshtë:

Admirimi për Zidane
Që kur ishte fëmijë, Kylian i vogël kishte një përkushtim ndaj gurës së Zidane. Mbappé erdhi në botë vetëm pesë muaj pasi Franca toi Kupën e Botës 1998, duke mundur Brazilin e Ronaldos dhe Roberto Carlos (3-0), në një finale me dopietë të Zidane. Duke e pasur idhull, që fëmijë donte ta takonte “Zizou”.

Ëndrra e tij u përmbush 12 vite më parë, kur Kylian bëri foto me ikonën franceze të futbollit, pas një takimi bamirësie të veteranëve. Dhe kur ishte 14 vjeç, Kylian i ri pothuajse nënshkroi për Real Madridin. Ai bëri foto në “Valdebebas” edhe me idhullin tjetër të madh, Cristiano Ronaldo. Në shtëpi kishte postera të të dyve, me fanellën e Real Madridit…

Objektivi “Champions”

Me Monaco, ai ishte në gjendje të luante gjysmënalen e Ligës së Kampionëve më
2017, duke qenë vendimtar me performancat e tij, pavarësisht se 18-vjeçar. Kjo zgjoi interesimin e Real Madridit dhe PSG, me parizienët që tuan “ankandin”.

Ai ka luajtur ndeshje të tjera të rëndësishme të Ligës së Kampionëve me PSG, në të cilat nuk ka arritur ta ngrejë trofeun. Në finalen e Lisbonës ishte afër, por kundër Bayernit duhej të zgjidhej nënkampion. Mbappé nuk dëshiron të presë më shumë dhe e di që Real Madridi, mbreti i garës me 13 kurora, është ekipi ideal për të aspiruar kompeticionin maksimal kontinental.

“Topi i Artë”

Dihet tashmë që kushdo që fiton Ligën e Kampionëve ka më shumë shanse për të fituar “Topin e Artë”. Dështimet europiane të PSG-së e kanë “eklipsuar” Mbappé, i cili pavarësisht se fitoi Kupën e Botës 2018 me Francën (atë vit ishte i katërti në votim), nuk ka qenë afër trofeut individual më të lakmuar nga futbollistët.

Duke qenë pjesë e “Los Blancos”, Zidane, Ronaldo, Figo, Cristiano Ronaldo (fitoi katër me
fanellën e bardhë), Modric… kanë triumfuar në betejën për “Topin e Artë”. Kylian beson se Real Madridi ka një ndikim më të madh në futboll dhe media, kjo do ta ndihmojë atë të tojë më në fund trofeun e lakmuar, i akorduar gjithashtu nga një revistë prestigjioze në vendin e tij, “France Football”. Edhe kolegët e tij në profesion ia thonë këtë.

“Bernabéu” i ri

Mbappé e di në mënyrë të përsosur reformën ambicioze, me të cilën po përballet klubi spanjoll në stadiumin e vet, me një “Bernabéu” që më 2022 do të bëhet ndoshta stadiumi më modern dhe mbresëlënës në botë.

Kylian ka parë projektin dhe e di se si do të duket ky impiant pasi të mbarojnë punimet. Dhe nëse gjithçka shkon mirë, në atë kohë do të luante me tribunat plot tifozë.

Mbappé, pothuajse si në shtëpi

Përveç pranisë së një bashkatdhetari si Zidane dhe disa bashkëpunëtorëve të stat të tij stërvitor, Kylian e di se do ta ndante dhomën e zhveshjes së bashku me francezë të tjerë si Varane, Benzema dhe Mendy, të cilëve mund t’iu shtohen Camavinga dhe Upamecano, objektivat e Perez për verën e vitit 2021.

Një Real Madrid i stilit francez do ta lejonte Mbappé të integrohej me shpejtësi të plotë në një klub që synon ta bëjë atë CR7 e dekadës së ardhshme. Mbappé tashmë është i përgatitur të përballet me sdën e madhe. Nëse i përmbush planet e tij, do të duhet të presim vetëm një vit më shumë…