5 arsye për të besuar se Real Madridi mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

139

Liga e Kampionëve është i vetmi objektiv madhor që Real Madridi mund të zgjedh këtë sezonë, Zidane e di dhe nuk heziton të bëjë gjithçka për të fituar atë.

Ja 5 arsye për të besuar se Real Madridi mund ta fitojë Ligën e Kampionëve:

Gardiani fantastik – Keylor Navas
Nuk ka dyshim se kostarikani është portjeri më në formë i momentit dhe meritat e tij po vërehen në çdo ndeshje. Ai është duke e shijuar sezonin e tij më të mirë në karrierë. Navas është treguar vendimtar në disa momente kyçe të ndeshjeve me pritjet e tij bravoroze duke e shpëtuar Real Madridin.

Rikthimi i BBC
Pothuajse një sezon i plotë ka kaluar pa treshen së bashku, por ata tashmë janë rikthyer. Pikërisht në momentin më vendimtar të sezonit, klubi madrilen do të gëzojë partneritetin e harruar të tridentit këtë sezon. Dëmtimet e Benzemas & Bale, siç duket kanë marrë fund. Pas ndeshjes kundër Sevillës, BBC duket se janë rikthyer për të qëndruar të fort dhe për të sulmuar fuqishëm në kërkim të suksesit më të madh elitar: Triumfit në Champions League. BBC është gati për gjah.

Surpriza Casemiro
Punë, përpjekje dhe këmbëngulje janë karakteristikat që i kemi parë tek Casemiro në këtë fazë të fundit.  Një lojtar i gjithanshëm i cili prish aksionet dhe nis një të tillë. Ndërhyrjet e tij kanë rezultuar të jenë shumë vendimtare. Nuk bën shumë me topin në këmbë por pa të është i mrekullueshëm. Braziliani ka fituar reputacion në ndeshjet e fundit duke u bërë një ndër lojtarët kryesor të ekipit të udhëhequr nga Zizou. Siç duket, ai ishte lojtari ideal që i mungonte projektit ZZ.

Kamarierët – Kroos e Modric
Gjermani dhe kroati përbëjnë themelin e kullës se ekipit Madrilen. Roli i tyre është thelbësor dhe ekipi e di atë. Kroos është njeriu i tretë me me shumti pasime në Champions League duke bërë 619 pasime. Ndërkohë Modric është lojtari kryesor i planit Zizou, lojtar i cili bën çdo gjë çka i kërkohet në fushë. Loja Madrilene lëviz e gjitha nëpërmjet këmbëve të tij.

Zidane ka gjetur njëmbëdhjetëshen e tij
Ndryshime të panumërta, strategji të panumërta. Më në fund, pas ndeshjes kundër Sevillës, trajneri francez duket se i ka hapur sytë. Duke patur të gjithë lojtarët në dispozicion, Zidane duket se ka zbuluar formacionin ideal. Francezi ka arritur ekuilibrin e sulmit – mbrojtjes dhe ky mund të jetë i vetmi çelës për të fituar La Undeciman.