400 mije euro investime te reja ne Parkun e Germise

98

Komuna e Prishtinës sot ka prezantuar projektin e ri për Parkun e Gërmisë.

Ky projekt i quajtur “Zonat e mbrojtura për Natyrën dhe Njerëzit” është bashkëpunim në mes Komunës së Prishtinës dhe organizatës joqeveritare “WWF Adria”.

Kjo kompani do të investojë në këtë projekt 400 mijë euro për të ndihmuar që Parku i Gërmisë të jetë një zonë e mbrojtur dhe e zhvilluar mirë për të gjithë qytetarët dhe turistët. Po ashtu ky projekt parasheh që të gjenerojë vende të reja të punës, zhvillim ekonomik dhe potencial për edukimin rreth vlerave natyrore, shëndetësore dhe kulturore.

Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, tha se kanë për qëllim që të rrisin atraktivitetin e Gërmisë. “Ne dëshirojmë të rrisim atraktivitetin e Gërmisë, duke u brengosur që të ruajmë për gjeneratat e ardhshme. Është një rast i shkëlqyeshëm që të bashkohemi me WWF-në dhe të krijojmë një plan afatgjatë”, tha Ahmeti./KosovaPress/