4 thënie nga Majlinda Kelmendi pas fitores së medaljes së artë në Rio 2016

437

Shumica e shqiptarëve anembanë botës përcollën me entuziazëm suksesin historik të djeshëm të xhudistes nga Kosova, Majlinda Kelmendi në lojërat olimpike Rio 2016. Ajo arriti që t’i mposhtë të gjithë kundërshtarët e saj duke fituar kështu medaljen e artë olimpike — të parën për shtetit të Kosovës. E si mund të përshkruhen ndjenjat pas një triumfi të tillë më mirë sesa përmes fjalëve të vet Majlinda Kelmendit?

Ju lëmë me 4 thënie të saj pas fitores.

1. Urimi dhe falenderimi i saj
Majlinda Kelmendi2. Për krenarinë dhe suksesin në sportMajlinda Kelmendi

“Jam krenare që kam arritur të tregoj që të rinjtë kosovarë kanë mundësi të arrijnë suksese të mëdha në sport.”

–Majlinda Kelmendi

3. Për paratë
Majlinda Kelmendi

“Kam pasur dëshirë që të përfaqësoj Kosovën dhe jam shumë e lumtur sepse e kam ëndërruar këtë moment. Kam refuzuar miliona nga shtete të tjera. Nuk ka para në botë që mund të më bëjë të ndihem si sot.”

—Majlinda Kelmendi

4. Një mesazh frymëzues për të rinjtë – veçanërisht fëmijët – e Kosovës
Majlinda Kelmendi

“Jam shumë e lumtur. Kjo fitore do të thotë shumë. Njerëzit, veçanërisht fëmijët në Kosovë, më shohin si heroinë. Unë sapo ua dëshmova atyre se, edhe pas luftës – edhe pasi i kemi mbijetuar një lufte – nëse duan diçka, mund ta kenë atë. Nëse duan të jenë kampionë olimpikë, mund të jenë – edhe nëse vijmë nga një shtet i vogël, një shtet i varfër.”

—Majlinda Kelmendi

Ne Majlindës i urojmë përzemërsisht fitoren dhe shpresojmë që të ketë sukses gjithmonë.

Huazuar nga faqja: thënie.org.