38 gjyqtarë të Regjionit të Prishtinës i nënshtrohen testeve teorike

304

Nën drejtimin e Lidhjes Rajonale të Futbollit të Prishtinës, ditën e hënë shumë gjyqtarë të rinjë i janë nënshtruar testit teorik.

Pas katër muajsh ligjërata dhe punë praktike, 38 gjyqtarë të rinjë janë testuar në baza teorike për kategorinë katër – gjyqtarë fillestarë.

Prezant në këtë sesion ishte edhe komisioni nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Ndryshe, regjioni i Prishtinës drejtohet nga Ismajl Ajeti dhe njëherit është regjioni më i madh në Kosovë.

Ky regjion përfshinë 46 shkolla garuese me nga tri gjenerata si dhe administron edhe ligën e tretë regjionale.