3 vite nga lamtumira e Tottit, zbulohet se ku përfundoi shiriti i kapitenit!

Ditën kur “vari këpucët në gozhdë”, kapiteni legjendë i Romës zbuloi pjesën më të vërtetë të vetes. Djaloshi që u bë burrë dhe lider i padiskutueshëm te Roma kishte jetuar shumë më tepër eksperienca sesa shumë të tjerë në një jetë të tërë:

“Ka ardhur momenti që shpresoja se nuk do vinte kurrë. Këto ditë kam qarë në vetmi, sepse 25 vite nuk harrohen. Unë do të qëndroja këtu edhe 25 vite të tjera. Topi ishte lodra ime e preferuar, akoma është i tillë, por në një moment duhet të tërhiqeni. Kështu më thanë, se koha për këtë kishte ardhur. Tani zbres shkallët dhe hyj në dhomën e zhveshjes që më priti qysh fëmijë, prej nga po largohem tani si burrë”.

Këto janë fjalët, me të cilat Francesco Totti i tha lamtumirë futbollit të luajtur, si sot tri vite më parë, duke shkaktuar të njëjtën zhurmë si dera që mbyllet. Sidoqoftë, pikërisht kur një histori e jashtëzakonshme jetoi epilogun e saj, shumë të tjera po fillonin. Edhe ish-kapiteni i Romës e dinte që, duke lënë për herë të fundit atë fushë, në të cilën kishte dhuruar për të tjerët, por edhe për veten, kaq shumë gëzime, bëri një gjest të fundit, që në fakt e la atë derë hapur.

Pas fjalimit të tij të lamtumirës, Totti shkoi në qendër të fushës, për t’ia dorëzuar shiritin një djali 11 vjeç. Ai e bërikëtë gjest me sigurinë se ëndrrën e tij, të bërë realitet, ka mijëra që duan ta realizojnë.

Ai fëmijë, i cili për disa momente pati zilinë e krejt Romës, nuk ishte një 11-vjeçar si gjithë të tjerët. Ai lindi më 2006, në vitin e triumt të Totti në Botërorin e Gjermanisë. Me siguri, ai ishte më i riu nga të gjithë verdhekuqtë, që vuri një shirit të tillë në krah. Në të njëjtën kohë që Totti po shkonte drejt tij, në atë kryqëzim të shikimeve u krijua një urë midis së kaluarës dhe së ardhmes, që shumë, ndoshta pa e ditur akoma, do ta kujtojnë me emocion.

Në atë gjest, në atë përqamfim ishte dashuria e atij që kishte bërë realitet ëndrrën e vet dhe shpresa e të gjithë fëmijëve, që e imagjinojnë veten kapitenë e ndoshta legjenda të ekipit të tyre të preferuar.

Atë ditë, Mattia Almaviva mishëroi në qendër të fushës së “Olimpico” ëndrrat e atyre që shpresojnë të bëhen si Totti një ditë. Sot, ai ende luan te Roma, është ndër lojtarët më të mirë të skuadrës U-14. Kushdo që e ka parë atë në veprim betohet se me të vërtetë ka cilësitë për t’u bërë kampion.

Koha do ta tregojë se çfarë fati i ka rezervuar karriera atij. Rruga që e pret duhet të jetohet pa ankthet dhe presionet, që ato sekonda ia blatuan mbi shpatullat e njoma, nën dritën e vëmendjes së lamtumitës së Francesco Totti.

Duke ia dorëzuar atij shiritin, kapiteni i përjetshëm verdhekuq i bëri një dhuratë Mattia, por jo vetëm atij. Ishte dhurata e tij e fundit e shkëlqyeshme si futbollist. Një dhuratë që shkon shumë më larg se një gol, tore, titull apo një tullumbace engritur në ajër, për të uturuar në qiellin e pamatë…