220 milionë euro të shpenzuara dhe banka e Barcelonës është bosh

118

Është e çuditshme si Luis Enrique ka braktisur strategjinë e tij të lojës, duke bërë rotacione në disa ndeshje të sezonit. Kjo gjë vërehet fare mirë në duelin e fundit ndaj Valencias, me ç’rast nuk preferoi të kryente asnjë zëvendësim, transmeton Gazeta Sheshi.

Tekniku azulgrana duket se nuk po i beson edhe aq shumë bankës së rezervistëve, me ç’rast formacionit të titullarëve iu duhet të shpenzojnë shumë më tepër energji. Këtë sezonë janë investuar 58 milionë euro për dyshen Arda Turan Aleix Vidal, deri sa vetëm gjatë dy viteve të fundit janë shpenzuar 162 milionë euro.

Mirëpo përkundër tyre Enrique ka shfrytëzuar shumë pak stolin në këtë sezonë, ndërsa arkën e klubet e ka shfrytëzuar në maksimum.

– Transferimet e Luis Enriques:

Luis Suárez 81,2 milionë euro

Ter Stegen 12

Claudio Bravo 12

Ivan Rakitic 18

Jeremy Mathieu 20

Thomas Vermaelen 15

Douglas 4

Arda Turan 40

Aleix Vidal 18

/Gazeta Sheshi/