21 vite pa fituar, Sami Khedira: E thyejmë tabunë

111

O sot, o kurrë! Erdhi momenti që Gjerma nia të bëjë mirë llogaritë dhe të përmbysë historinë në duelet përballë kundërshtarit më të frikshëm të saj, Italia. Nënkampionia e Europës është pagëzuar me të drejtë “macja e zezë” e gjermanëve.

93 vite histori

Historia i ka përplasur 32 herë duke nisur nga 1 janari 1923 me humbjen 1-3 në Milano. Historia 93-vjeçare flet me bilanc pozitiv për Italinë: 15 fitore, 10 barazime dhe 7 humbje me golavarazh pozitiv 48 gola të shënuar dhe 36 të pësuar. Bilanci në ndeshjet brenda fushe të Gjermanisë është: 5 fitore, 7 barazime dhe 6 humbje. Suksesi i fundit i “Die Mannschaft” daton afro para 21 vitesh, më 21 qershor 1995 në Zyrih kur fituan 2-0, transmeton Panorama Sport.

Prej këtij momenti janë përballur 7 herë dhe Gjermania nuk njeh fitore (3 barazime, 4 humbje). Dueli i fundit më 15 nëntor 2013 në Milano doli barazim 1-1 me gol të Humels (8′) dhe Abates (28′).