Serish Mustafa poston ne Facebook

227
Kryeministri Isa Mustafa serish ka perdorur Facebook-un per t’i kthyer pergjigje kete here Jakup Krasniqit, i cili me heret kishte thene se po qe se deputetet e LDK-se e votojne Thaçin per president te vendit, LDK mund te humbe vota e bile edhe te shperbehet.

Postimi origjinal i Mustafes eshte ne vijim.

“Shumë nga bashkëpunëtorët e mi, po më thonë të heshti. Nganjëherë më thonë që është trashëgimi e LDK-së të durojmë. Por disa gjera nuk durohen.

Kur e shoh se sa ‘të preokupuar’ janë me fatin e LDK-së ata që kanë gëzuar pozitat më të larta në Kosovë e kurrë nuk kanë pranuar as ta vizitojnë varrin e Ibrahim Rugovës dhe t’ia bëjnë nderimet, bile për së vdekuri se për së gjalli jo se jo, ec e mos fol. Ata sot mërziten shumë se LDK do të tkurret ose do të shkapërderdhet. Bile ishin shërbyer edhe me prapanicën e kalit.

Ata mund ti fryjnë kësaj prapanice natë e ditë. Të njëjtin fat mund ta kenë edhe ata që janë shitë të afërt me Rugovën për së gjalli të tij, e nuk kanë lënë të zezë pa bërë për interesa të tyre personale.

LDK nuk është e preokupuar sot për vetveten por për shtetin, për Kosovën.
LDK nuk do të lejojë që Kosova të mbetet pa institucione, ngase dikujt kjo i konvenon, nuk do të lejojë që të shkaktojë zgjedhje në të cilat do të ketë trazira dhe gjakderdhje, nuk do të lejojë që këtë shtet që e kemi ndërtuar me Rugovën e me miqtë tanë, të cilin e kanë pranuar 111 vende ta eksperimentojmë në Republikën e Tretë të majtistëve, të cilën s’do ta njihte askush.

Kjo do të jetë përgjigja e deputetëve dhe anëtarëve të LDK-së, atyre që mendojnë për Kosovën dhe e donë Kosovën, për njerëzit që i vlerësojnë 26 vjet të LDK-së si parti institucionale.

Nesër do të zhgënjehen vetëm ata që e presin rrënimin e shtetit të Kosovës për interesa të tyre meskine”.