2 Korriku nuk udhëton për turizëm në Suharekë, i dërgon mesazh Ballkanit

Ballkani i Suharekës është shumë afër që të konfirmohet si anëtari më i ri i Superligës së Kosovës në futboll, shkruan GazetaSheshi.

Por para se të konfirmohet duhet ti kalojë edhe dy pengesa që titullohen: 2 Korriku dhe Trepça duke mos e përmendur ndeshjen si mysafir i Vushtrrisë.

Por skuadra prishtinase i ka dërguar mesazh të qartë se ata nuk do të udhëtojnë drejt Suharekës vetëm për turizëm por për rezultat pozitiv e duke aluduar në barazim.