2 Korriku leksion Shqipërisë, fushë që ia kanë lakmi edhe shumë skuadra evropiane

Derisa në Shqipëria ndeshja ndërmjet Tiranës dhe Flamurtarit për Kupë u ndërpre për shkak se fusha ishte e mbuluar me ujë, skuadra e 2 Korrikut të Prishtinës, ka pastruar borën dhe tani duket për mrekulli, shkruan Gazeta Olle.

“FC 2 Korriku falënderon Komunën e Prishtinës si dhe Visar Ballovci për ndihmën e dhënë në pastrimin e fushës së 2 Korrikut.

Shkak i reshjeve të mëdha të borës, fusha e klubit të futbollit 2 Korriku për disa ditë me radhë ishte e mbuluar me borë, mirëpo falë ndihmës së dhënë nga Komuna e Prishtinës dhe Visar Ballovci e tërë fusha u pastrua”, thuhet në njoftimin e skuadrës prishtinase.

Prishtinasit janë në vlugun e përgatitjeve për edicionin e ri pranveror. Kujtojmë se nga skuadër kanë dalë shumë futbollistë të njohur si Etrit Berisha apo edhe Mentor Zhdrella.

Fusha në Tiranë
Fusha e 2 Korrikut