2 Korriku – Fushë Kosova, ky është rezultati i miqësores

2 Korriku vazhdon të dëshpërojë edhe në miqësore pas largimit të futbollistëve kryesorë në drejtim të skuadrave tjera kosovare.

Kësisoj, ekipi i Besim Ademi është mposhtur nga rivali i Ligës së Parë, Fushë Kosova me shifrat 3:1, raporton Gazetasheshi.com.

Kjo ishte ndeshja e tretë kontrolluese për 2 Korrikun, kurse ditëve në vijim verdheblutë do të zhvillojnë edhe disa ndeshje miqësore, për t’u përgatitur sa më mirë për edicionin e ri në Ligën e Parë.