19 vjeçari i Legia Varshavës më i shtrenjtë sa e gjithë skuadra e Dritës

Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për raundin e parë kualifikues së Ligës së Kampionëve.

Në rast të kualifikimit tuje nga raundi preliminar, kampionia e Kosovës do të ketë një punë mjaft të vështirë me Legian e Varshavës, shkruan GazetaSheshi.

Fillimisht Drita do të luajë në finalen e fazës preliminare të martën me Linfeldin. Në rast të fitores ndaj, atëherë ekipi i Ardian Nuhiut tani do të ketë punë me me ekipin polak, Legian e Varshavës.

Por, pas dy vitesh Drita ka mundësi të përballet me ekipën më të madhe në Poloni, Legia Varshavës, kujtojmë se gjilanasit kishin luajtur edhe kundër gjigandit suedez Malmo .

Kurse, nëse flasim me vlera të dyja klubeve, atëherë Legia Varashvës kap shifrën 24.90 milionë euro, krahas Dritës me 2.93 milionë euro. Ndërsa, lojtari më i shtrenjtë në këtë përballje është 19 vjeqari Michal Karabownik që ka çmimin 3.80 milionë euro, më shumë se e gjithë skuadra e Dritës.

Nëse ka një skuadër që e ka promovuar futbollin e Kosovës tek skuadrat më të njohura në futboll ajo është Drita FC. Pas…

Posted by Sport Focus on Sunday, August 9, 2020

Drita me 11 gusht (e marte) do të luajë finalen e preliminatoreve në Ligën e Kampioneve me Linfeldin.

/GazetaSheshi/