Dy yjet e futbollit nga Kosova, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, kanë bërë urimet e tyre lidhur me ditën e Pavarësisë.
Kosova, sot më 17 Shkurt, feston 13-vjetorin e shpalljes shtet të pavarur, demokratik dhe sovran.
Ashtu si në vitet e kaluara, Xhaka dhe Shaqiri as kësaj radhe nuk kanë harruar të urojnë në këtë ditë të rëndësishme.
“Gëzuar Pavarësinë Kosovë! Nderim për të gjithë ata që punuan e luftuan për Kosovën e pavarur!”, ka shkruar mesfushori i Arsenalit.
Kurse futbollisti i Liverpoolit ka publikuar një foto të shkruar në gjuhën angleze e që në shqip do të thotë: “”Urime dita e Pavarësisë, 17 Shkurti!”