13 rekorde të thyera, ja pse Premier Liga mbetet “e çmendur”

164

Rekordi që vendosi Premier Liga mer katon e verës së shkuar (870 milionë paund shpenzime) u thye këtë verë, me 20 klubet e elitës së kampionatit anglez që shpenzuan 1.1 miliardë paund për t’u përforcuar. 13 prej 20 klubeve të Premier Ligës thyen rekordet e tyre respektive, me Manchester United që e bëri Paul Pogbanë futbollistin më të shtrenjtë në historinë e futbollit botëror.

ibra pogba

Shokuese ishin edhe huazimet eksod të Manchester City dhe Arsenalit, në veçanti me numrin 1 të portës së Anglisë, Joe Hart, i cili iu bashkua Torinos dhe talentin e madh të futbollit anglez, Jack Willshare, i cili u huazua te Bournemouth

1,175,230,000

Klubet e Premier Ligës shpenzuan në total 1.1 miliardë euro gjatë kësaj vere. Transferimet e shtrenjta të Pogbasë, Stonsit, Sanesë, Xhakës, Mustafit dhe Luizit ndikuan në thellimin e këtij rekordi.

13

Trembëdhjetë klube thyen rekordet e tyre respektive të transferimeve: Mançester Junajtid (Pol Pogba – £89.3m), Kristal Palas (Kristian Benteke – £32m), Everton (Janik Bolasie – £30m), Leiçester (Islam Slimani – £29.7m), Uest Hem (Andre Ajev – £20.5m), Sauthempton (Sofiane Bufal – £16m), Suonsi (Borja Baston – £15.5m), Bornmëth (Xhordon Ajb – £15m), Sandërlend (Didie N’Dong – £13.6m), Hull (Rajan Mejson – £13m), Uotford (Roberto Pereira – £13m), Uest Bromuiç (Naser Shadli – £13m), Bërnlej (Xhef Hendrik – £10.5m).

20

Një ekip anglez e kishte vendosur për herë të fundit rekordin e transferimit më të shtrenjtë në botë 20 vite më parë. Lëvizja e Alan Shirerit për 15 milionë paund nga Blekbërni te Njukasëlli vendosi rekord botëror në vitin 1996. Rikthimi i Pol Pogbasë në “Old Trafford” për 89.3 milionë paund theu rekordin e vendosur nga Reali i Madridit për transferimin e Garet Bejlit.

35E930E900000578-3672404-Guardiola_takes_to_the_stage_with_Kelechi_Iheanacho-m-22_1467557080973

47.5

Mançester Siti vendosi rekordin më të shtrenjtë të transferimit të një futbollisti anglez për këtë merkato, kur pagoi 47.5 milionë paund Evertonin për qendërmbrojtësin Xhon Stons.

32

Transferimin më të shtrenjtë të ditës së fundit të merkatos e bëri Çelsi, që pagoi 32 milionë paund për të rikthyer në “Stamford Bridge” nga PSG-ja mbrojtësin brazilian, David Luiz.

177

Mançester Siti është mbreti i kësaj merkatoje në Angli, pasi shpenzoi e vetme 177 milionë paund për talente të reja.

17

Hull Siti vendosi rekordin e skuadrës më dorështrënguar me vetëm diçka më tepër se 17 milionë paund shpenzime për Rajan Mejson (£13m), Dejvid Marshall (£3m), Uill Kin (£1m) dhe Xhejms Uair (e papërcaktuar).

12

Midëllsbrou ishte skuadra më aktive e Premier Ligës, me 12 lojtarë të afruar.

junajtid

4

Mançester Junajtid mund të ketë qenë një prej ekipeve që shpenzoi më tepër, por mbajnë edhe rekordin e skuadrës që afroi numrin më të ulët të lojtarëve.

38

Çelsi theu rekordin që e mbanin po vetë ata, për numrin e lojtarëve të huazuar. Met Miazga te Viteshe u bë lojtari i 38-të që u largua nga “Stamford Bridge” vetëm përkohësisht.

27

Çelsi mban gjithashtu rekordin e numrit më të lartë të largimeve këtë verë. 27 futbollistë u transferuan përgjithmonë ose përkohësisht nga blutë e Londrës.

konte

3

Tre klube së bashku: Midëllsbrou, Sandërlendi dhe Uest Hemi afruan vetëm 3 lojtarë në formë huazimi këtë verë.

170

Shifra që klubet shpenzuan vetëm ditën e fundit të merkatos arriti në 170 milionë paund.

34

Këto 170 milionë paund u shpenzuan për 16 afrime, 12 largime dhe 6 lojtarë që u transferuan brenda kampionatit.

00:05

Marrëveshja e Hullit për të transferuar Markus Henriksenin nga AZ Alkmari ishte transferimi i fundit i Premier Ligës, i cili u mbyll 4 minuta pas mesnate.

173

Në total, klubet e Premier Ligës huazuan 173 lojtarë.