Sulmuesi brazilian i Barcelonës sot ka makina te shpejta, femra, lira spanjolle e vathe ari me diamant, por fëmijëria e tij nuk ishte kurrë kështu.
Neymar Jr nuk ka pasur kurrfare avantazhi ne jeten e tij. Ja 11 fakte te cilat tregojne se ai eshte ngritur nga varferia ekstreme dhe ka arritur majen e luksit dhe karrieres.
1-Ai u lind në Mogi das Cruzes. Zor se do ta kishte gjetur topin ne periferi te Sao Paulos po te mos kishte rastisur ne te.
2- Prindërit e tij ishin skajshmërisht të varfër. Babi i tij, Neymar Sr, sapo kishte lënë karrierën e tij të dobët të futbollit, kur Neymar Jr erdhi në jetë. Ai ka punuar tri punë për të ushqyer familjen.
3-Gjërat ishin aq keq, sa familja e tij nuk mund ta perballonte as pagesën e energjisë elektrike. Kështu, per shkak te shkeputjes nga rryma, atyre shpesh u duhej te ndeznin qirinj per ndricim.
4- Nena e tij kurre nuk ishte bere ultraze kur ishte shtatzene me Neymarin. E kuptoi qe kishte nje djale vetem kur ai lindi. Pas lindjes, aq keq ishin me financa, sa Neymar zor se arrinte ta mbushte barkun me buke.
5-Babai i tij nuk mundi ta shikonte të birin duke luajtur futboll në fëmijëri. Ai ishte shumë i zënë, sepse përpiqej të mbante tri vende pune njëherësh që të siguronte ushqim për familjen.
6-Neymar shkonte në një nga shkollat më të këqija në lagje.
7- Kur vijne te keqija, hapja deren. Familjes se Neymarit iu desh te levizte nga lagja e varfer. Por gjerat u bene me mire me pas, pasi gjysherit e tij kishin kursyer ca para.
8-Ata të gjithë flinin në një krevat, në një dhomë gjumi të vogël.
9-Neymar gati sa nuk kishte vdekur njehere.
10-Kur babaiu rrëzua me makinën e tij në mal, Neymar ishte katër muajsh dhe u hodh nga makina. Më vonë e gjetën me gjakderdhje anës rrugës. Fatmirësisht, për të dhe për futbollin, ai ia hodhi me disa dëmtime të lehta.