11 të vdekur dhe 25 të plagosur nga shpërthimet në Bruksel

153

11 të vdekur dhe 25 të plagosur është bilanci që ka shkaktuar shpërthimi i dy bombave në aeroportin Zaventem në Bruksel.

Dëshmitarët kanë thënë se kanë ndjerë zhurmën e shpërthimeve ku besohet se qendra e tyre ka qenë pjesa ku bëhet regjistrimi i pasagjerëve të “American Airlines”, rreth orës tetë të mëngjesit.

Fotografët nga brenda kanë arritur që të fotografojnë dyshemenë të mbushur me tjegulla dhe ka video të cilat i shfaqin momentet të pasagjerëve të tmerruar.

Ky sulm ka ardhur pas arrestimit të njeriut më të kërkuar në Evropë, Salah Abdeslam, arrestim ky që është bërë të premten, pas shumë muajsh kërkimi.

Mediat raportojnë se ekziston ende frikë se brenda në aeroport ka sulmues tjerë.