11 fotot që duhet t’i bëni në dasmën tuaj

257
Organizimi i ceremonisë së dasmës është një nga shqetësimet më të mëdha të çiftit, të cilët duan që çdo detaj të duket në mënyrë perfekte.

Realizimi i fotografive të dasmës është një moment i veçantë, i cili mbetet në kujtesën e çiftit gjatë gjithë jetës.

Më poshtë po ju sjellim një listë me disa nga pozat e fotografive të dasmave, të cilat nuk dalin asnjëherë nga moda.

Kur bëhesh gati

dasma-1

 

Momenti kur nusja bahet gati, duhet të fiksohet të paktën me një foto. Sipas fotografëve, janë pikërisht ato momente që ta kujtojnë ditën më të bukur të jetës.

Fustani i nuses

Fotoja e fustanit të nuses dhe momenti kur del para pasqyrës nuk duhet të mungojë kurrsesi.

Shikimi i parë

Shumë çifte janë të prirur të mos e humbasin momentin e parë dhe këtë portret duan ta regjistrojnë për gjithë jetën në albumin e tyre.

Shëtitja në ishull

Nuk ndodh në çdo dasmë (shëtitja në ishull), por është një foto që nuk del asnjëherë nga moda. Momenti kur çifti ecën në një rrugë në natyrë.

Reagimi i dhëndrit

Shumë prej fotografëve i gëzohen shumë këtij momenti – reagimit të dhëndrit sapo shikon nusen të vijë drejt tij.

Puthja e parë

Puthja e parë e çiftit është simboli i një jete të re së bashku për çiftin. Nuk mund të humbasë asnjëherë fotoja pas momentit: “Mund ta puthni nusen”.

Duke iu gëzuar ceremonisë

Një nga momentet më të bukura mund të jenë edhe fotot gjatë ceremonisë kur nusja dhe dhëndri argëtohen duke kërcyer me njëri-tjetrin apo të tjerët.

Portreti tradicional familjar

Disa njerëz mendojnë se është e kotë të humbasësh kohën me foto familjare, ndërkohë që mund të kënaqesh duke shijuar muzikën, koktejet dhe çdo gjë të festës, por kushdo duhet të bëjë të paktën një foto me familjen ose me njerëzit e afërt dhe të rëndësishëm që ka në jetë.

Foto tradicionale të çiftit

Po, puthjet janë shumë të bukura, por duhet të kesh me vete edhe disa kujtime të tilla kur ju të dy tregoni një dashuri të sinqertë edhe nëpërmjet një fotoje. Ka disa poza klasike që e tregojnë më së miri këtë.

Të ftuarit

Edhe ky është një prej atyre momenteve që nuk duhet humbur për shkak se fsheh disa momente, disa njerëz dhe disa kujtime që t’i sjellin në jetë vetëm këto lloj fotosh.

Largimi i çiftit

Është po ashtu klasike, por kurrsesi nuk mund të mungojë.