11 ëndrrat më të realizueshme, sesa Leicesteri kampion

158

Në fillim askush nuk mund ta be sonte se Leicesteri i Claudio Ranierit do të shpallej kampion, por tani kjo ëndërr e pamundur është duke u bërë realitet nga java në javë.

Prezenca e tyre në vendin e parë të kampionatit anglez nuk është më çudi, sepse prej disa kohësh janë duke u konfirmuar një skuadër shumë e fortë dhe me potencial për të triumfuar në një prej kampionateve më të fortë të kontinentit. Mirëpo, ky fakt ka ngacmuar gazetarët britanikë, të cilët kanë shkruar një artikull ironik dhe me nota humori mbi këtë fakt. Shumë gjëra në këtë jetë ishin më të mundshme, edhe përpara shpalljes së Leicesterit kampion.

“Këto që do të lexoni më poshtë janë disa nga gjërat që nuk mund të ndodhin, por kush nga ju e kishte menduar se Leiçesteri do të fitonte titullin në Angli. Dhe nëse kjo e fundit ndodh, atëherë edhe këto të mësipërmet kanë mundësi të jenë të vërteta”, shkruan artikulli i “Mirror”.

Moyes, në jurinë e “X Factor”

Një trajner që kudo shkoi nuk bëri asgjë për t’u mbajtur mend. Ndoshta ky është faktori “X” i tij, për të dështuar kudo që shkon…

Të shkarkohet Wenger

Një ëndërr e bukur në sezonet e fundit për tifozët e Arsenalit që duken të lodhur nga trajneri i tyre, por drejtuesit do të vazhdojnë t’i besojnë ende francezit.

Cameron tek Aston Vila

Kryeministri i Britanisë së Madhe është tifoz i Aston Vilës, por a mund të jetë ai trajneri i duhur për ta shpë- tuar skuadrën nga rënia në një kampionat më poshtë?

Ferguson si balerin 

Një trajner fitues dhe legjendë në profesionin e tij. Ai mund të fitonte edhe çmime në një kompeticion kërcimi. Për aq kohë sa Leiçesteri do të shpallet kampion, edhe Fergi mund t’ia dilte.

Beckham, trajner i Cityt

Ka kaluar një jetë te United dhe sigurisht që nuk mund t’i tradhtonte kurrë “djajtë”. Mund të ndodhte edhe kjo… Cowell, kryeministër – Juristi i famshëm i “X Factor” në Britaninë e Madhe nuk ka ndonjë pasion të madh për politikën.

Mourinho tek “I’m A Celebrity”

Portugezi tani është një trajner i papunë, por fare mirë mund të marrë pjesë në një spektakël televiziv. Ai mund të qëndrojë në një xhungël për disa ditë, ose disa muaj në rast se dëshiron të shpallet fitues.

Murray ta quajë djalin Novak

Andi Murraydhe Novak Djokovic janë dy rivalët e përjetshëm në tenis, por diçka e tillë mund të ndodhte për aq kohë sa Leiçesteri është duke fituar titullin kampion. Në listën e ëndrrave të realizueshme ishin: Tayson Fury të pranojë se është ateist, Hefner të thotë se është i virgjër dhe Ranieri të jetë trajneri i ardhshëm i Anglisë.