100 futbollistët e vitit sipas Guardian: Messi i pari, Ronaldo as në top 3

“Ai të sjell ende, edhe pse 32-vjeçar, kënaqësi kur e shikon pasi që ka, si gjithmonë, momente kur të lë pa fjalë, si me golin e shënuar nga gjuajtja e lirë kundër Liverpoolit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve të sezonit të kaluar dhe golin e fitores kundër Atletico Madridit në La Liga”, shkruan Guardian pasi e vendosi Messin si të parin në listën e 100 futbollistëve më të mirë të vitit 2019.

Çdo person e pati Messin në listën e tyre për top treshe, në krahasim me Virgil Van Dijkun, i cili nuk u botua nga katër persona. Fakti që kapiteni i Barcelonës është të paktën 20 vende më lart i radhitur sesa cilido lojtar tjetër i Barcelonës tregon se sa i rëndësishëm është ai për klubin e tij. Messi pati 309 pikë më shumë sesa Van Dijku dhe gati 500 më shumë sesa Sadio Mane.

Cristiano Ronaldo është jashtë top dyshes për herë të parë që kur Guardian ka filluar t’i ndajë këto çmime dhe mediumi britanik parashikon se portugezi vetëm do të vazhdojë të bjerë më poshtë nga këtu. Megjithatë portugezi arriti të radhitet shumë më mirë sesa ish-bashkëlojtari i tij, Luka Modric, i cili nga pozita e parë vitin e kaluar ka rënë në pozitën 45-të.