10 thënie te sportistëve në Rio, Majlinda ka një të veçantë

173

Lojërat Olimpike kanë mbaruar, por disa thënie të sportistëve kampionë kanë ngelur të ngulitura në mendjet e njerëzve. Një ndër ta është edhe thëniea e kampiones Kosovare, Majlinda Kelmendi.  Ja 10 thëniet më të bujshme të zgjedhura nga mediat e huaja, transmeton shqipëriaime.al.

  1. “Unë jam më i madhi” – Bolt pasi fitoi medaljen e 9-të të artë.
  2. “A do të ketë një tjetër Michael Phleps? Sigurisht që jo. Ai është shumë i vecantë. Një sportist si Phelps vjen një herë në 10 breza.” – trajneri i Phelps pasi ky i fundit fitoi medaljen e 23-të të artë.
  3. Unë i vërtetova atyre se edhe pas luftës, edhe pasi ne i mbijetuam një lufte, nëse me të vërtetë e duan dicka ata mund t’ia arrijnë. Nëse ata duan të jenë kampionë Olimpikë, ata mund të jenë. Edhe pse ne vijmë nga një vend i vogël, një vend i varfër.” – Majlinda Kelmendi pasi siguroi medaljen e parë të artë për Kosovën në përfaqësimin e parë të Kosovës në Lojërat Olimpike.
  4. “Tani të gjithë kritikët duhet të përtypin ato se cka thanë për mua.” – Neymar pasi fitoi të artën në futboll me kombëtaren e Brazilit.
  5. “Unë nuk jam as Bolt dhe as Phelps i rrallës, unë jam e para Simone Biles.” – gjimnastja 19 vjecare amerikane pasi fitoi medaljen e 5-të të artë.
  6. “E vetmja e vërtetë që thanë është se ishin të pirë” – drejtori i policisë së Rios teksa foli mbi akuzat e notarit amerikan Lochte se i kishin grabitur medaljet.
  7. “Do të doja që të mos isha e vetmja dhe që plot të tjerë të vijnë pas meje. Nuk dua të njihem si Simone, notarja e zezë.’ ” – Simone Manuel notarja e parë me ngjyrë që fitoi medalje të artë.
  8. “Kjo medalje e artë është një kundrapërgjigje për të gjithë ata që deklaruan se unë duhet të isha një majmun në kafaz.” – sportistja braziliane Rafaele Silva e rritur në një nga lagjet më të varfëra të Rios.
  9. “Do të mbërrij në shtëpi 20 orë para fillimit të mësimit. Do të kem kohë mjaftueshëm për të kapur orën e fizikës që fillon në 8.15.” – Virginia Thrasher, 19 vjecarja që fitoi medaljen e parë të artë në Lojërat e Rios.
  10. “Unë tërhiqem. Kjo ishte e gjitha. Do ta var kostumin tim të garës dhe nuk do ta vesh kurrë më.” – Michael Phelps pasi fitoi medaljen e 23-të të artë në Lojërat Olimpike.