10 ndryshime thelbësore që do të pësojë bota gjatë jetës sonë 

159

Shoqëria dhe kultura mund të ndryshojnë përtej të imagjinueshmes gjatë jetës së njeriut – njerëzit e dënuar për homoseksualitet më herët sot po bëhen dëshmitarë të martesës së ligjshme të homoseksualëve. Një numër i madh i njerëzve, këtë që po e lexoni ju në gazetë, mund ta lezojnë në një pajisje multifunksionale e cila e tejkalon performancën e cilitdo superkompjuter të para 20 vjetëve, dhe pasi ta keni kryer leximin e fusni atë pajisje në xhep.

Fizikani i madh Niels Bohr thuhet të ketë shkruar “Është shumë e vështirë të bësh parashikime, sidomos për të ardhmen”. E megjithatë, sado e saktë të jetë kjo, ne e dimë që bota do të ndryshojë dhe evoluojë gjatë dekadave të ardhshme dhe ne e kemi pak a shumë një ide se cilat çfarë ndryshimesh do të pësojë ajo.

Një ekonomi pa monedha

Paraja e gatshme ka pasur një histori të gjatë. E megjithatë, rëndësia e saj ka rënë në mënyrë dramatike qysh prej se dolën në dritë kompjuterët. Tani ju mund të shfrytëzoni telefonat tuaj smart për të paguar, ndërkohë që paraja e gatshme po kthehet në dicka arkaike dhe e pavolitshme.

Kostoja e mirëmbajtjes së valutës së fortë është mbi 1.5 përqind e Prodhimit Vendor Bruto të një vendi.

A do të kemi një shoqëri pa para të gatshme së shpejti? Me siguri se po. Suedia mund të jetë shteti i parë që do ta bëjë këtë. Ju nuk mund të hipni në autobus dhe të paguani me kesh në Suedi, që është përgjigje direkte ndaj vjedhjeve që i janë bërë shoferëve të autobusëve.

Ka disa disavantazhe nëse e eliminojmë keshin. Për të përmendur vetëm një, në Amerikë duhet të rishikohet kultura e bakshishit. Gjithashtu, preket edhe privatësia e njerëzve pasi që gjithçka që shpenzoni mund të gjurmohet. Psikologjia njerëzore na bën që të shpenzojmë në mënyrë më të kujdesshme kur shpenzimet tona gjurmohen nga objekte fizike. Përveq kësaj, edhe ata që performojnë në rrugë do të duhet ta rishikojnë edhe njëherë mënyrën se si do të paguhen për këtë. Do të duhet kohë derisa kitaristi që performon në rrugë për para të marrë një aparat përmes të cilit mund të bëhen pagesa elektronike, përmes MasterCard-ës për shembull.

E megjithatë, përkundër gjithë këtyre, shumë vende së shpejti do të kalojnë në një ekonomi ka kesh dhe kjo potencialisht do të ndodhë gjatë jetës suaj.

Popullata do të arrijë kulmin

Popullata njerëzorë në gjithë botën ka qenë në rritje e sipër për 15,000 mijë vitet e fundit dhe është rritur dhjetëfish në 300 vjetë e fundit. Në e kemi arritur 7 miliardëshin para disa vitesh, dhe kjo ka ndodhur vetëm dymbëdhjet vjet pasi që kemi arritur 6 miliardëshin. Me gjasë nuk do të na duhet më shumë se edhe një dekadë për t’u bërë tetë miliardë.

 

A mund të ndodhë që rritja e popullsisë të arrijë kulminacionin dhe të fillojë të lëvizë në drejtimin tjetër pas kësaj, pra të zvogëlohet? Disa studime thonë se kjo do të ndodhë, dhe do të ndodhë në një të ardhme të afërt. Një studim nga disa demografë nga Vijena thotë se gjasat që popullsia të arrijë kulminacionin përpara vitit 2100 janë rreth 84%. Shkencëtarët nga Spanja mendojnë se kjo do të ndodhë dhe më herët – ne ndoshta do të shohim fillimin e zvogëlimit të popullsisë kah viti 2050.

Natyrisht, ka mundësi që popullsia megjithatë të vazhdojë të rritet. Ne ndoshta do të bëhemi 10 miliardë kah fundi i shekullit të ardhshëm dhe të fillojmë të zvogëlohemi në numër pas kësaj. Në këtë rast, do t’ju duhet të jetoni 150 vjet për të parë kulmimin e popullsisë së Tokës.

Personi i parë që do të jetojë 150 vjet (dhe caqe të tjera)

Ka qenë arbitrare, por “7 miliardëshi i popullsisë” ka tërhequr vëmendjen e njerëzve. Caqet janë ato që janë, dhe njerëzit lidhen me to. Për shembull, kur dikush bëhet 100 vjet, bëhet një festë më e madhe se kur bëhet 97 ose 102. Njëjtë, ne kemi festuar më shumë arritjen e vitit 2000 se sa atë 1999.

Personi i cili do të jetojë 150 vjet ka shumë gjasë që të ketë lindur tashmë. Ai mund të jeni edhe ju, dhe në këtë rast ne ju urojmë qysh tani. Do të keni mjaft kohë për të parë se si njerëzimi arrin edhe caqe të tjera. Nëse njerëzit do të jenë në gjendje ta bëjnë, dikush do të vrapojë maratonën për më pak se dy orë. Haile Gebrelassie, njëri nga vrapuesit më të mëdhenj të të gjitha kohërave (dhe njeriu që ka mbajtur rekordin për maratonën për disa vjet me radhë) mendon se kjo do të ndodhë brenda një gjenerate. Të tjerë njerëz mendojnë se kjo është e pamundshme. Të kalosh një milje për 3 minuta tashmë gati se është e mundshme, bile edhe pa ndihmën e drogave e të teknologjisë.

Trilionëshi i parë i botës ka shumë gjasë të arrihet brenda disa dekadave të ardhshme. Llogaritja do të arrijë një cak të madh me ardhjen e superkompjuterëve exaflop, në vend të atyre të sotmëve, petaflopëve. Megjithatë, ndoshta kurrë nuk do ta arrijmë prefiksin e ardhshëm, zetaflopin. Jo të paktën me çipe të silikonit.

Fundi i çipeve të silikonit

Shumë prej jush mund ta dini Ligjin e Morit, një vëzhgim i cili reglekton mbi përmirësimin eksponencial të kompjuterëve gjatë dekadave të kaluara. Fillmisht, ai vë re se numri i transiztorëve të cilët mund t’i vendosim në qarqet e integruara dyfishohet përafërsisht çdo dy vjet. E megjithatë, ne po i arrijmë kufijtë e asaj se çka mund të bëjmë me kompjuterët nga silikoni. Përderisa silikoni me gjasë do të kryejë shumë punë për edhe mjaft kohë, shpejt kjo do të ndryshojë.

IBM- është i dhënë pas nanotubave të karbonit si zgjidhje për këtë, dhe hulumtuesit në Stanford veq kanë përë një qark të vogël për ta demonstruar këtë teknolodji. Nanotubat janë më të vegjël, më të lehtë, më të shpejtë se silikoni, dhe mund të na mundësojnë të rrisim fuqinë kalkuluese. Kompjuterët kuantum, një avancim edhe më i madh, i afrohet edhe më tepër kësaj dhe mund të ndodhë që të definojë rrjedhën e teknologjisë së kompjuterëve në të ardhmen e afërt.

Revolucioni i printimit 4D

Shumë njerëz thonë se e ardhmja do të jetë e gjitha lidhur me printimin 3D dhe se do të ofrojë një potencial të jashtëzakonshëm. Por, mund të bëjmë diçka edhe më mirë duke përdorur një teknologji të lidhur me të, printimin 4D, i cili e përfshin mundësinë që objektet të montohen vetë. Marrja e mallrave të montuara ka një sërë avantazhesh. Po ta përmendim një, do të thotë që nuk do të keni nevojë që të studioni udhëzimet e IKEA-s për të montuar një mobilje, pasi që ajo do të montohet vetë. Materialet e programueshme – që janë materiale të cilat e ndërrojnë formën e tyre dhe sjelljen sipas kushteve si temperatura, gjithashtu mund ta avancojnë printimin 3D. Ju e printoni një objekt, dhe më pas pjesët e tij do të riformësohen ashtu që ta mundësojnë një krijim më kompleks.

Mobiljet, ndërtesa dhe makinat të cilat mund të muntohen vetë, do të jenë posaqërisht të nevojshme në eksplorimin e gjithësisë. Inxhinierët veq janë duke punuar në anije kozmike që montohen vetë përderisa gjenden në orbitë, ashtu që të krijojnë makinerinë e madhe, të rëndë solare të nevojshme të fuqisë.

Por printimi 4D do të arrihet në një shkallë më të ulët. Montimi i nanomaterialeve përmes shfrytëzimit të metodave tradicionale kërkon shumë energji dhe përpjekje. Vetë-montimi është rruga më premtuese për prodhimin në masë të nanostrukturave. Një ekip i kimistëve nga Universiteti i Shefildit në Britani të Madhe, po punon në një robot të vogël i cili e monton vetveten brenda trupit të njeriut dhe më pas i gjurmon qelizat kancerogjene dhe i vret ato.

Një mënyrë e re për të luftuar bakteriet

Avancime të reja aq fantastike në fushën e mjekësisë po bëhen gjithnjë e më të nevojshme përderisa po e shohim se metodat tona aktuale po na zhgënjejnë. Antibiotikët, të cilën ka shumë gjasa t’ju kenë shpëtuar juve ose dikë që ju e njihni nga vdekja, nuk do të vazhdojnë të ekzistojnë për shumë kohë. Bakteriet po bëhen rezistente dhe kemi nevojë për një mjet të ri për t’i luftuar ato.

Një mundësi për t’i luftuar infeksionet bakteriale është luftimi i tyre përmes infeksioneve virale, që është infektimi viral i bakterieve. Virusët të cilët i sulmojnë bakteriet janë të njohur si bakteriofagë, dhe ata mund t’i bëjnë “nikoqirët” e tyre që bukfalisht të shkatërrohen. Shkencëtarëve bile as që do t’ju duhet ta përdorin virusin e plotë – një ekip në Izrael së fundimi e ka izoluar një proteinë nga bakteriofagu, gjë e cila mund të çojë në zhvillimin e barërave që do t’i shkatërrojnë bakteriet nga brenda.

Një metotë tjetër e mundshme është prezantimi i kemikaljeve të cilat bëjnë lidhjen e antitrupave para-ekzistenciale me agjentë infektivë, duke e ndihmuar përgjigjen imunitetit trupor. Kjo teknologji po shtyhet përpara nga Kary Mullis, një fitues i çmimit Nobel për mikrobioligji. DARPA, komani me famë për teknologjinë ushtarake, po i investon paratë e saj në nanoteknologjinë. Në këtë mënyrë, sapo që bakteriet të evoluojnë, teknologjia do të përshtatet brenda një afati të shkurtër për t’i ardhur rreth rezistencës.

Ekipe të tjera po punojnë në fushën e antibiotike të cilat funksionojnë ndryshe nga ata aktuale, për shembull, përmes sulmimit të membranës së bakteries të cilën e kanë cak. Një ekipi nga Tajvani po punon në grumca të cilat i kapin bakteriet në grupe, nxehen dhe i mbysin mikrobet kur i ato i ekspozohen dritës së laserit. Në ndërkohë, shkencëtarët gjithashtu po punojnë në parandalimin e infeksioneve për të zvogëluar nevojën për antibiotikë.

Apokalipsi i gjitarëve

Një e katërta e 4,000 specieev gjitare në mbarë botën rrezikohet të zhduken gjatë 30 vjetëve të ardshme. Këto nuk janë specie të panjohura për ne – shumë shkencëtarë parashohin që ndoshta do të jetojmë në një botë pa elefantë, rinoqerontë dhe luanë brenda një çerekshekulli. Edhe gorillat rrezikojnë të zhduken pasi që po gjuhen për mish dhe banimet e tyre po shkatërrohen nga operacionet e drurit dhe të minierave.

Brenda pak gjeneratash, gjysma e kafshëve të cilat sot gjenden në librat e fëmijëve nuk do të jenë më relevante. Në fakt, shkencëtarët supozojnë se ne jemi duke jetuar në një periudhë të zhdukjes masive, të ngjashme me atë që i ka zhdukur dinosaurët. Kjo është zhdukja e gjashtë masive në historinë e Tokës. Dhe, në masë të madhe po shkaktohet nga njerëzit.

Makina e fundit me benzinë/gaz

Ndonëse duket sikur beteja e së ardhmes, lufta ndërmjet makinave elektrike dhe atyre me djegie të brendshme ka një histori të gjatë. Që nga viti 1990 makinat elektrike kanë pasur rol dominant – kanë më pak aromë, janë më pak të zhurmshme, më të lehta për t’u përdorur se kushërirët e tyre me benzinë.

Kthimin tek makinat elektrike ka filluar. Pavarësisht nëse e pranoni ngrohjen antropogjenike globale (ashtu siç bëjnë 97 përqind e shkencëtarëve të klimës), ne ende mbetemi me faktin se nafta është e kufizuar dhe se shpejt do të harxhohet. Na duhet një metodë më e ripërtëritshme (ose që zgjat më shumë) për t’i vënë në lëvizje makinat tona. Pra, kur do të kthehemi përfundimisht kah makinat elektrike?

Kompania e naftës, Shell, sugjeron se makina e fundit me benzinë që do të prodhohet do të jetë në vitin 2070. Raporti i tyre parasheh mënyra të ndryshme se si do të vazhdojë prodhimi i lëndës djegëse, dhe të gjithë skenarët e mundshem parashohin që nafta do të dalë nga përdorimi në 60 vjetët e ardshme.

Fundi i telefonave tokësore

Cfarë telefoni keni? Një çerekshekulli më parë, kjo pyetje nuk do të kishte shumë përgjigje dhe ato nuk do të shkonin përtej “me rreth”, ose me “susta”.

Padyshim që njerëz të panumërt kanë parë ekzistencën e numrave emergjentë si 911, ose 112, varësisht se ku kanë jetuar.

Sistemi i vjetër i telefonave ka shënuar rënie drastike të shfrytëzimit. Shumë zona rurale kanë dëshirë që ta kenë sistemin e vjetër për edhe pak kohë. Për disa, kjo edhe mund të jetë e vetmja mënyrë komunikimi e cila u pëlqen. Dhe ndoshta edhe mund të ketë disa avantazhe në krahasim me teknologjitë e reja – zakonisht funksionon edhe kur ka ndërprerje të energjisë. E megjithatë, me vetëm 5% të njerëzve të cilët e pëlqejnë këtë lloj sistemi telefonik, si duket do të jetë e paevitueshme që ju ta arrini zhdukjen e tij gjatë jetës suaj.

Mposhtja e sëmundjeve ikonike

Për shume njerëz të cilët e lecojnë këtë, HIV-i dhe SIDA kanë ndodhur gjatë jetës së tyre. Ajo u bë nga të qenit asgje në një nga sëmundjet më të përhapura brenda një gjenerate. Dhjetëra miliona njerëz ende jetojnë me këtë sëmundje, përderisa dhjetëra milionë të tjerë veq kanë vdekur nga ajo. E megjithatë kjo po ndryshon – sëmundja e cila u ngrit brenda një gjenerate mund të mposhtet nga tjetra.

Numri i fëmijëve të infektuar me HIV çdo vit ka një trend rritës të rënies duke u përgjysmuar që nga viti 2003. Statistikat e vdekjes janë gjithashtu impresionuese – vetëm në Afrikën e Jugut, në vitin 2011, kanë vdekur 100,000 njerëz më pak nga sëmundjen e lidhura me SIDA-n, krahasuar me vitin 2005. Caku kryesor në këtë luftë do të jetë koga kur asnjë fëmijë të mos lindë me këtë sëmundje – pra një gjeneratë pa SIDA. Mjekimet aktuale mund të na çojnë në këtë pikë dhe zbulimi i një vaksine do ta na çojë më shpejt drejt arritjes së këtij caku.