10 lojtarët që duhet përcjellur në EURO 2016

Nesër (e premte) sfida mes Francës dhe Rumanisë hap Kampionatin Evropian të futbollit.

Për herë të parë në histori, ky kompeticion organizohet me 24 shtete.

Shumë yje do të marrin përgjegjësinë për të udhëhequr vendin e tyre drejt lavdisë evropiane,  që mbaron më 10 korrik në finalen që luhet në Paris, në ‘Parkun e Princave’.

Jamie Redknapp që shkruan për ‘DailyMail’, ka përzgjedhur 10 lojtarët që duhet ndjekur në Kampionatin Evropian.

“Gareth Bale (Uells), Harry Kane (Angli), Cristiano Ronaldo (Portugali), Robert Lewandowski (Poloni), Paul Pogba (Francë), Thiago Alcantara (Spanjë), Zlatan Ibrahimovic (Suedi), Eden Hazard (Itali), Thomas Muller (Gjermani) dhe Andriy Yarmolenko (Ukrainë), janë lojtarët që duhet përcjellë në Euro 2016.