- Nganjëherë thjesht nuk duam të flasim. Mos u ofendoni.
- Nuk kemi memorjen e fortë si ju.
- Na jepni ndonjë ndihmë kur doni që të kujtojmë diçka (për shembull përvjetorin, etj.).
- Nuk nuk mund t’i bëjmë dy punë përnjëherë. Kuptojeni këtë.
- Nuk duam t’ju injorojmë, por mos na ndërprisni kur jemi të zënë me diçka tjetër.
- Ne duam t’ju bëjmë të lumtur, por nganjëherë nuk dimë se si.
- Nëse ne ju pyesim a është gjithcka në rregull, dhe ju thoni “po” ne do të sillemi sikur nuk ka asnjë problem.
- Por mungesa e aftësisë për të lexuar mendjen tuaj nuk do të thotë se nuk brengosemi për ju.
- Mos fantazoni shumë. Ne nuk mund të sillemi sikur djemtë nëpër filma.
- Për neve birrat janë po aq të rëndësishme sikur cantat për ju.
- Merrni frymë nganjëherë kur flisni që edhe ne të mund ta themi ndonjë fjalë.