10 gjërat që ndoshta nuk i dinit për Pogbanë (FOTO LAJM)

142

Paul Pogba është kthyer në një telenovelë që nuk ka fund gjatë kësaj vere, por ylli francez është një lojtarë shumë i njohur në botën e futbollit në saj të talentit të tij.

Dikur një futbollistë i panjohur në akademinë e Le Havre dhe sot mund të bëhet futbollisti më i shtrenjtë në histori. Mund të dini shumë për Pogbanë, por më poshtë keni 10 gjera që ndoshta i keni harruar ose nuk i dinit për yllin francez.

1. Le Havre ishte klubi i parë ku francezi ka hedhur hapat e parë të karrierës së tij

2. Numri 42 ishte në fanellën e tij të parë si lojtar profesionist dhe iu dorëzua nga Sir Alex Ferguson, kur e mori në ekipin e parë të Manchester United

3. Francezi ka qenë shumë pranë Arsenalit, por Wenger u kujtua vonë pasi ai kishte mbyllur gjithçka me Juven4. Mosrinovimi me Manchester United dhe nënshkrimi në korrik 2012 me Juventusin, u bë me kosto zero5. Mathias dhe Florentin janë vëllezërit e tij më të vjetër. Mathias luan për Crawley Town, ekipi i kategorisë së tretë në Angli, ndërsa Florentin po luan në Saint-Etienne
6. Me kombëtaren e Francës ka luajtur në të gjitha grup-moshat: U-16, U-17, U-18, U-19, U-21. Ai ka zënë vendin e tretë në “Europeo Sub 17”, në vitin 2010, si dhe është kampion i Botës me U-20, në vitin 2013. Ka luajtur në çerekfinale të “Brazil 2014” dhe finale të “Euro 2016”, si pjesë e kombëtares së parë franceze7. Ai mori çmimin “lojtari më i mirë i ri” në Botërorin “Brazil 2014”8. “Golden Boy”. Ai është njohur lojtari më i mirë U-21 në futbollin europian, në vitin 20139. Idhulli i tij është Andrea Pirlo. “Unë jam shumë me fat, që kam qenë në gjendje për të luajtur me idhullin tim te Juventusi. Dua të jem një kampion i madh si ai,” – ka rrëfyer Pogba10. Endrra e tij është që të luajë kundër vëllezërve të tij në Kupën e Botës: “Shpresoj se vëllezërit e mi mund të arrijnë në finalet e Kupës së Botës me Guinenë dhe ata të luajnë kundër Francës. Do të jetë diçka e madhe në qoftë se luajmë të tre në fushë”